90 ushtarë të ri profesionistë në shërbim të ARM-së

Sot në kazermën Ilinden në Shkup u mbajt ceremoni me rastin e pranimit të 90 ushtarëve të rinj profesional në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në fjalimin e tij tha se elementi kyç për suksesin e çdo ushtrie është personeli ushtarak i mirë trajnuar, me cilësi profesionale dhe i motivuar. “Me këtë pranim të 90 ushtarëve profesional, si dhe me pranimet e mëparshme, dëshirojmë të arrijmë edhe plotësimin e dëshiruar të njësive me personel me cilësi të lartë, të aftë, të motivuar dhe të trajnuar”, tha ministri në ceremoni, duke shtuar se 9 nga ushtarë profesionistë do të jenë pjesë e forcave speciale me çka përmirësohet cilësia dhe plotësimi i kësaj njësie.

Duke iu drejtuar ushtarëve profesionisal, ministri tha se kjo ditë do të jetë e veçantë në jetën e tyre, një ditë për të kujtuar përgjithmonë. “Ju keni kaluar nëpër një proces rigoroz të përzgjedhjes dhe jeni dëshmuar si më të mirë në mesin e më të mirëve. Ju kishit vullnet të fortë, motivim dhe dëshirë për t’u zgjedhur të veshni uniformën e Armatës së Republikës së Maqedonisë, e cila përfaqëson krenari dhe prestigj. “

Ministri Jolevski kujtoi se edhe në të ardhmen duhet punohet me përkushti, në mnënyrë të ndershme dhe humane dhe sepërgatitje, energjia dhe dëshira për sukses do të jetë bazë për progres në karrierën e tyre. “Funksioni i juaj themelor është gatishmëria luftarake, që do të thotë gatishmëri për të përmbushur funksionin kushtetues të ARM-së, si një garantues i integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe karakterin unitar të Maqedonisë”, përfundoi ministri në fjalën e tij drejtuar ushtarëve të sapo-pranuar profesional.

Ushtarë profesionistë të rinj kanë kaluar përmes një procesi rigoroz të përzgjedhjes që përfshin kontrolle mjekësore dhe psiko-fizike. Gjashtë nga 90 ushtarët e sapo pranuar janë femra, dhe një prej tyre do të jetë pjesë e Regjimentit për Operacione Speciale.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail