Video e Vitit të Ri – fjala e ministres Shekerinska

Nëse shikojmë prapa, mund të jemi vërtetë krenarë për atë që kemi realizuar së bashku në vitin 2018. Në histori do të shkruhet se ky është viti në të cilin ndaluam izolimin e atdheut tonë dhe hapëm dyert për t’u bërë anëtar i barabartë në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike.

Ftesa për anëtarësim në NATO është në duart tona, kemi zbatuar me sukses bisedimet e pranimit. Vendi në tavolinën aleate tashmë është e rezervuar!

Për herë të parë pas 14 vjetëve, sekretari i mbrojtjes së SHBA-së vizitoi Maqedoninë. Për herë të parë në 6 vjet kemi pasur një takim në nivelin më të lartë në Pentagon. Pas më shumë se një dekade, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitoi Maqedoninë, dy herë në të njëjtin vit. Për herë të parë në historinë tonë, në një vit, kemi pasur takime dypalëshe me ministrat e mbrojtjes të Francës, Gjermanisë, Italisë.

Autoritete kyçe politike në skenën botërore kanë ardhur tek ne për të na porositur – ju presim, është koha për t’u bërë aleatë!

Por, arritjet e mëdha nuk na penguan në vendosmërinë për t’ju kthyer ushtrisë. Ne kemi premtuar dhe punuar – për herë të parë, dy vjet me rradhë rriten buxheti për mbrojtje dhe rroga për Armatën e Republikës së Maqedonisë. Kjo ndodh për shkak se ne e dimë kush është shtylla e sigurisë tonë – këta janë ushtarët dhe oficerët tanë!

Për shumë vite vetëm është biseduar për problemet me uniformat dhe çizmet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Këtë vit ne kemi treguar se jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet. Siguruam çizme për të gjithë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe tashmë kemi nënshkruar një marrëveshje për 14,000 uniforma. Ushtarët dhe oficerët tanë kurrë nuk do të përballen me këtë problem përsëri.

Isha me paqeruajtësit tanë në Afganistan. Kam udhëtuar atje për t’u treguar atyre se Maqedonia është krenare për ta. Ata ishin dhe do të mbeten bileta jonë e vërtetë në NATO.

Në vitin 2018, 375 të rinj hynë në radhët e Armatës. Realizuam atë që premtuam. 375 të rinj filluan punë me kushte të mira dhe një mubndësi për avancim.

Në vitin 2018, u përqendruam në qëllimin tonë – që Maqedonia të jetë anëtare e familjes evropiane. Ne e dijmë se në vitin 2019 fokusi ynë duhet të jetë në reformat e brendshme. Për të rritur mundësitë për të gjithë qytetarët e atdheut tonë. Për të përmirësuar ekonominë dhe për të forcuar standardin e jetesës. Për këtë ne do të kemi nevojë për besimin dhe mbështetjen tuaj. Ne do të punojmë shumë dhe do të realizojmë premtimet.

Ju uroj një Vitin të Ri të lumtur 2019 dhe ju ftoj së bashku të ngrejmë flamurin maqedonas në Aleancën e NATO-s dhe të vazhdojmë me ndërtimin e të ardhmes sonë!

Gësuar festat!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail