Shënohet Dita e Brigadës së 1-rë të Mekanizuar Këmbësorike

Brigada e Parë e Mekanizuar Këmbësorike (BMK1) nga Komanda e Përbashkët e Operative, me një ceremoni ushtarake të mbajtur në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovc sot shënoi Ditën e Njësisë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska uroi Ditën e Njësisë pjesëtarëve të brigadës dhe theksoi se kjo njësi ka kontribuar në imazhin e ARM-së si një ushtri që gjithkund dhe gjithmonë është në mbështetje të qytetarëve të Maqedonisë

Shekerinska tha se për sukseset e pjesëtarëve të brigadës së parë flitet nga të gjithë partnerët tanë në pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare dhe stërvitjet e përbashkëta.

Ministrja shprehu mirënjohje, por edhe sigurime në përpjekjet e Ministrisë dhe Qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës në ARM.
„Qeveria solli vendimin për rritje të pagave të të gjithë atyre që janë në shërbim të ARM-së. Ne donim që si Qeveri të tregojmë se fjala është fjalë dhe se ne do të luftojmë për ju ashtu siç luftoni ju për Maqedoninë. Qëllimi ynë i vetëm do të jetë me çdo masë që do të ndërmarim të përmirësojmë kushtet tuaja të punës,” tha ministrja. Ajo shtoi se buxheti i mbrojtjes i këtij viti është rritur me 15 për qind, informoi se tashmë ka përfunduar rindërtimi i kulmeve të disa ndërtesave të ushtrisë, duke përfshirë edhe një opbjekt në “Strasho Pinxhur” dhe siguruar fonde për pajisjet themelore që me planifikim të mençur dhe investime të vazhdueshme në të ardhmen nuk do të paraqesë problem për Armatën.

Ministrja njoftoi se në dhjetë ditët e ardhshme do të nisë zyrtarisht procedura për prokurimin e uniformave për pothuajse çdo pjesëtar të ARM-së dhe se ka bisedime të vazhdueshme që do të përcaktojnë reformat e mbrojtjes në vitet e ardhshme me qëllim që të kemi një Armatë më të fortë, më të mirë, më funksionale dhe më efikase.

Komandanti i BMK1, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski, në fjalimin e tij para rreshtimit ceremonial të njësive të BMK1 theksoi se kjo festë është një pjesë e pandashme e historisë së brigadës dhe duke i kushtuar respektin e duhur asaj respektojmë traditat libertariane të cilat i ruajmë me kujdes, ndërsa paraqesin nxitje të fortë për sukses dhe janë një pjesë e njohur e kultit të brigadës.

Me këtë rast, gjenerali Gjorgoski para të pranishmive prezantoi angazhimet dhe sukseset e brigadës në periudhën e kaluar, ndër të cilat angazhimi i vazhdueshëm në kufirin jugor në kuadër të ndihmës për policinë kufitare, shuarja e pyjeve të djegura në Makedonski Brod, pjesëmarrja në pesë stërvitjet ndërkombëtare dhe konfirmimi i standardeve të larta të NATO-s gjatë rivlerësimit të grupit të batalionit këmbësorik të mesëm.

Në emër të pjesëtarëve të brigadës, ai tha se brigada e parë e mekanizuar këmbësorike si njësia më e fuqishme e ARM-së përbën bërthamën e manovrimit dhe përfaqëson pjesën më të madhe të saj, prandaj pjesëtarët e brigadës do të mbeten të njohur për profesionalizmin e tyre të lartë, trajnueshmërinë e lartë dhe punën e përkryer në kryerjen e detyrave; fjalët “Nderi dhe Fuqia” që janë motoja jonë gjithmonë do të na udhëheqin në shërbim të atdheut.

Në ceremoni, përveç Ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-lejtnant Metodija Veliçkovski, morrën pjesë edhe komandanti i Komandës së Përbashkët Operative gjeneral-major Zoran Mileski, gjeneralë të ARM-së, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP së ARM-së, ish-komandantë të brigadës, komanda dhe njësi të ARM-së, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe mysafirë të tjerë të lartë.

Me rastin e ditës së njësisë së pjesëtarëve të njësive të brigadës për rezultatet e arritura u ndanë masa dhe promovime stimuluese, ndërsa si njësi më e mirë në përbërje të brigadës, u shpall bateria komanduese e batalionit të artilerisë nga Prilepi.

Në fund të ceremonisë, njësitë e brigadës performuan një defile solemne, ndërsa pjesëtarët e Qendrës për Edukimin e Folklorit Maqedonas “Mitevi” nga komuna e Gazi Babës zhvilluan një program të përshtatshëm kulturor dhe argëtues dhe në fjalën teknike taktike u ekspozuan një pjesë e mjeteve dhe pajisjeve që posedon brigada.

Në ditët para kremtimit të ditës së njësisë, u zhvilluan fushata për dhurim të gjakut dhe gara sportive.

Me vendim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë për të përcaktuar ditët e njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si dita e BMK1 u caktua 2 prilli, si data në të cilën kjo njësi u transformua në përputhje me strukturën e re organizative dhe formuese të ARM-së. Me arritjen e gatishmërisë operacionale, BMK1 mori detyrat dhe përgjegjësitë e dy ish brigadave, duke u bërë njësia më e madhe luftarake në ARM.

Kjo njësi më e madhe në ARM, në rradhët e së cilës ndodhen pjesëtarë të disa gjinive, është e njohur nga përvoja e fituar deri tani dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, një numër aktivitetesh stërvitore dhe rezultate të larta nga vlerësimet e NATO-s, veçanërisht grupi i batalionit të mesëm, që merren me sfidat e krizës së migracionit por edhe për ndihmën fisnike që pjesëtarët e kësaj njësie ua japin qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sa herë që lind nevoja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail