Armata e Republikës së Maqedonisë 25 vjet arsyeton besimin e dhënë nga qytetarë

Në platonë para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, me rreshtimin e pjesëtarëve dhe të punësuarve të ARM-së dhe MM-së solemnisht u shënua jubileu, 25 vjet Armata e Republikës së Maqedonisë. Në solemnitetin e sotëm ministrja e mborjtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski vendosën kurrora me lule të freskëta para pllakës përkujtimore të të rënëve gjatë vitit 2001.

Me rastin e ditës së sotme 18 gushtit, ministrja Shekerinska iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “Ata të cilët e mbajnë uniformën e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ata të cilët sigurinë tonë e kanë përgjegjësi të vetën, ata të cilët në detyrë janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën e tyre për vlerat tona, pikërisht atyre si ministre e mbrojtjes, por edhe si qytetare u shpreh mirënjohje dhe nderime të sinqerta“.
Në fjalën e saj ministrja Shekerinska shtoi se gjatë viteve të kaluara, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë kanë qenë pranë qytetarëve në kohërat më të vështira. Ajo shprehu bindjen deri tek të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët ishin pjesë e shuarjes së zjarreve, se të njejtët do të shpërblehen materialisht.
- Kjo sakrificë dhe ky përkushtim i pashoq meriton vlerësim të lartë. Personalisht marr përgjegjësi – që të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët morrën pjesë në shuarjen e zjarreve të shpërblehen materialisht. Guximi nuk paguhet me para, por edhe kujdesi nuk duhet të ngelë vetëm në fjalë. Guximi dhe përpjekjet heroike të ushtarëve tanë nuk mund të kalojnë pa u vlerësuar – tha Shekerinska.
Ministrja Shekerinska i ftoi të gjithë pjesëtarët e ARM-së dhe MM-së, që së bashku të punojnë në vizionin e përbashkët, Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s, e sigurt dhe përparimtare.
- Për t’i arritur këto qëllime, na nevojitet disciplinë dhe konzistencë. Na nevojitet lidership te secili prej jush. Disa prej jush do të punojnë në dokumentet strategjike. Do të duhet ta kompenzojmë kohën e humbur. Ndërsa disa të tjerë do të përqëndrohen në funksionimin e përditshëm të ARM-së dhe MM-së. Obligohem se do të ndihmoj në përmirësimin, duke filluar nga kushtet elementare të punës, trajnimin dhe funksionimin. Dikush do të vazhdojë me fuqizimin e mirëbesimit te partnerët ndërkombëtarë, me rezultatet e përkryera të opracioneve të vështira në misionet e botës. Maqedoni stabile, Maqedoni e sigurt, Maqedoni si anëtare e plotë e NATO-s, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë dhe të rajonit në tërësi.

Në solemnitetin e sotëm u lexuan urdhërat për avancimin e eprorëve dhe u ndanë mirënjohje, çmime dhe shenja për kontribut dhe zhvillim në kuadër të MM-së dhe ARM-së. Me rastin e jubileut të sotëm, shefi i SHP të ARM-së, Veliçkovski u ndau pllaketa ministrit të parë të mbrojtjes dhe shefit të parë të shtabit të SHP të ARM-së, Trajan Gocevskit dhe gjeneralit të penzionuar, Mitre Arsovskit.

Me rastin e shënimit të ditës së sotme, delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë para përmendorës së varrezave partizane, pranë varreve të ish presidentëve dhe komandantëve suprem, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, si dhe pranë varrit të gjeneralit Mihajllo Apostollski vendosën kurrora me lule të freskëta.

Sonte në ora 19.00 tradicionalisht do të realizohet qitje artilerike nderi me 10 plutonë artilerik për nder të Ditës së Armatës 18 gushtit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail