Shënohet Dita e Regjimentit të Operacioneve Speciale

Pjesëtarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale, sot në kazermat Ilinden në Shkup përmes ceremonisë ushtarake u shënua dita kur 24 vjet më parë u formua njësia, ngjarje kjo që përkufizohet si dita e kësaj njësie më elitare të ARM-së.

Në ceremoni, krahas ministres së mbrojtjes së Republiës së Mаqedonisë  Radmilla Shekerinska dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së republikës së Maqedonisë, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski, morrën pjesë edhe ZSHSHP i ARM general major Muhamet Racaj, sekretari shtetëror në MM Dragan Nikoliq, gjeneralë të ARM-së, komandantë të njësive të ARM-së, ish komandantë të regjimentit dhe mysafirë të tjerë nga MM e RM-së dhe SHP e ARM-së.

Ministrja Shekerinska në fjalën e saj theksoi se Maqedonia ka definuar qëllimin e saj strategjik, anëtarësim në NATO dhe falënderoi pjesëtarët e regjimentit për gjithë atë që kanë bërë për të paraqitur Maqedoninë në dritën e vërtetë, dhe të ndihmojnë vendin e tyre të zgjidh sfidat e veta në kohë të vështira. „Çdo hap përpara drejt Aleancës së NATO-s do të jetë hap përpara drejt intereseve stratigjeke të Maqedonisë, për progresin e saj,për stabilitetin e saj. Do të jetë një hap përpara për forcën e Armatës së Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu një hap përpara për standardin dhe kushtet për punë për të gjithë pjesëtarët e Armatës”, tha Shekerinska.

Ministrja theksoi se ushtarët meritojnë një jetë më të mirë dhe kushte më të mira pune dhe prandaj, përkundër gjendjes së vështirë financiare, është siguruar një rritje prej 15 përqind në buxhetin e mbrojtjes. “Ne kemi siguruar 90 milionë denarë, të cilat do të ndahen për uniforma dhe çizme bazike dhe një total prej 120 milion denarë për pajisje intendante më të mira. Në 8 muajt e fundit kemi investuar 16 milionë denarë edhe në infrastrukturën fizike të neglizhuar për të përmirësuar kushtet e punës. Në buxhetin e këtij viti ne kemi siguruar fonde për rindërtim pikërisht në objektet e renxherëve dhe batalionin për lidhjet këtu në kazermat Ilinden. Do të investojmë 62 milionë denarë nga buxheti i mbrojtjes për të përmirësuar infrastrukturën dhe do të jetë vetëm fillimi,” tha ministrja.

Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, ministrja njoftoi se pjesëtarët e regjimentit do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake në Bullgari në tetor të këtij viti, ku do të marrin pjesë një numër i madh i vendeve në rajon.

Komandanti i ROS gjeneral brigade, Orce Jordev, në fjalën e tij para të pranishmive, theksoi rëndësinë historike të kësaj dite për njësinë, si dhe kontributin e njësive speciale në ndërtimin e sistemit modern të trajnimit për ARM dhe ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar kërcënimet bashkëkohore. Me këtë rast, ai i porositi pjesëtarët e regjimentit që të vazhdojnë të jenë një shembull angazhimi dhe përgjegjësie dhe të mbeten të qëndrueshëm në përmbushjen e vlerave të motos së njohur të regjimentit “më shumë se ç’është e mundur”.

Përkundër kritereve jashtëzakonisht të larta të përzgjedhjes për pranim, në këtë njësi atraktive, në konkursin e fundit për pranim në ushtarët profesionistë, kandidatët paraqesin një interes të madh për shkak të reputacionit të tyre të dëshmuar në mesin e publikut në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë.

Në ceremoni, me rastin e ditës së njësisë, u lexuan masat stimuluese për pjesëtarët e ROS për rezultatet e arritura, dhe gjithashtu u ndanë avansime.

Me vendim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktimin e ditëve të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si Ditë e ROS-it është e përcaktuar data 1 mars, për të cilën për herë të parë në Armatën e Republikës së Maqedonisë u krijua njësi për qëllime speciale me emrin “Ujqërit”, dhe që nga nëntori 2006, njësia u ristrukturua në Regjimentin e Operacioneve Speciale, që përfshin Batalionin për Qëllime Speciale dhe Batalionin e Renxherëve.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail