Shënohet përvjetori i diplomimit të Kemal Ataturkut

Sot u mbajt një ceremoni solemne me rastin e shënimit tradicional të përvjetorit të diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në shkollën e mesme ushtarake të atëhershme në muzeun e Manastirit, ku ndodhet dhoma përkujtimore e Kemal Ataturkut. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, atashe ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë, një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë dhe mysafirë të tjerë të lartë për të shënuar 119 vjetorin e kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe kadetë nga shkollat ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjenerali Muhamet Racaj theksoi në fjalimin e tij se Republika e Turqisë është vendi me të cilin së pari kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Pjesëmarrja e përbashkët e oficerëve të ARM-së në Kabul brenda kontingjentit turk është prova më e mirë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy ushtrive.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Tulin Erkal Kara dhe gjeneral brigade Bitlislioglu falënderuan për mirëpritjen dhe mbështetje në organizimin e ceremonisë që shënon 119 vjet nga diplomimi i Mustafa Kemal Ataturkut në Shkollën e Lartë Ushtarake në Manastir, ngjarje historike që bashkon dy vendet miqësore. Më pas u ndal në ndikimin e shkollimit dhe kalimin e kohës në moshën e tij të re në këtë shkollë të mesme për rolin e tij ushtarak dhe shtetëror në formimin e Republikës moderne të Turqisë.

Republika e Turqisë, si anëtare e NATO-s, jep mbështetje të pakursyer ndaj aspiratave tona për t’u bërë anëtare e plotë në këtë asociacion ushtarak.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail