Takim i ministres së mbrojtjes Shekerinska me ministrin kroat të mbrojtjes, Kërstiçeviq: Kolegë Damir, shihemi në NATO!

Një ditë para nënshkrimit të Protokollit të Anëtarësimit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, për vizitë në vendin tonë dhe në takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska mbërriti zëvendës kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiçeviq.

„Në shembullin e Kroacisë, pamë se si anëtarësimi në NATO pozitivisht ndikoi jo vetëm në stabilitetin, por edhe në të gjitha proceset politike dhe sa kjo e mbështeti procesin e pranimit në BE. Republika e Maqedonisë, për një vit e gjysmë arriti të kompensojë kohën dhe mundësinë e humbur. Por për këtë një vit e gjysmë ambiciet tona janë rritur gjithashtu. Duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin në NATO, sot dhe në të ardhmen do të kërkojmë mbështetje për fillimin e negociatave me BE dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian,” tha ministrja Shekerinska dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të qartë kroate. “Kolegë Damir, shihemi së shpejti në NATO”, i tha ministrija ministrit kroat të mbrojtjes.

Shekerinska theksoi se është kënaqësi që takimi i radhës i parë me homologun kroat Krstiçeviq do të jetë në Bruksel, ku ajo do të marrë pjesë për herë të parë si ministre e mbrojtjes në takimin zyrtar të Ministrave të Mbrojtjes të Aleancës.

Ministrja gjithashtu u falënderua për mbështetjen që ambasada kroate në Maqedoni si ambasadë kontakti e NATO-s në vitin 2017 dhe 2018 i dha Maqedonisë dhe shprehu shpresën se Kroacia shpejt do të mbështes anëtarësimin e Maqedonisë në NATO edhe permes ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim.

Ministri theksoi se dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe afatgjatë të mbrojtjes, veçanërisht në fushën e trajnimit dhe arsimit dhe shprehu gatishmërinë e tyre për ta zhvilluar atë në fushën e reformave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, shkëmbimit të përvojave në mbështetje të popullatës në rast të fatkeqësive natyrore, si dhe në bashkëpunimin në pjesën e organizimit, pajisimit dhe trajnimit të njësive speciale.

Maqedonia dhe Kroacia bashkëpunojnë gjithashtu në iniciativat rajonale si SHBA- Karta e Adriatikut, SEDM, RACVIAC, si edhe në misionet ndërkombëtare, në veçanti misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan – Komanda e Veriut, ku së bashku kontribuojnë në vendosjen e paqes dhe demokracisë në këtë vend.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail