Shtysë e re pë bashkëpunim të afërm në mbrojtje dhe mbështetje për integrimet Euro-atklantike të Maqedonisë – ministrja Shekerinska për vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska sot me një pritje me nderimet më të larta shtetërore dhe intonimin e himnit maqedonas dhe shqiptar ka filluar vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e para pas marrjes së postit të ministrit të Mbrojtjes, me ç’rast u takua me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli.

Dy ministret u pajtuan se politika e fqinjësisë së mirë jep një impuls pozitiv në sigurinë e rajonit dhe integrimin e tij në strukturat euroatlantike.

„Ndjej kënaqësi që vizita ime e parë zyrtare si ministër i Mbrojtjes ndodh në Shqipëri, dhe kjo nuk është një rastësi. Këtë e konfirmon edhe qëndrimi i qartë i Qeverisë se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha ministrja pas takimit.

“Me kolegen time, ministren Kodheli diskutuam për disa fusha kyçe të tilla si menaxhimi i rrezikut, lufta kundër fundamentalizmit dhe përballja me kërcënimet terroriste, “tha Shekerinska. Në këtë drejtim, ministrja Kodheli theksoi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e re të Maqedonisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen të dy vendet. “Jam e bindur se bashkëpunimi me ju si ministër, do të rritet edhe më tej dhe se do të ketë një marrëdhënie të begatë mes dy ministrive tona dhe forcave të armatosura,” tha Kodheli.

Në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe, ministrja Shekerinska tha se Qeveria ka treguar një qëndrim të qartë se fqinjët na nevojiten ashtu si ne u nevojitem atyre.

Dy ministret diskutuan gjithashtu për nevojën për integrimin e gjithë rajonit në aleancën e NATO-s i cili do të forcojë sigurinë dhe begatinë në Ballkan dhe më gjerë. “Pranimi i Maqedonisë në NATO do të thotë një shtysë e re për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të i cili është dëshmuar si vendimtar në ruajtjen e sigurisë së Evropës, sidomos në kushtet e krizës së emigrantëve”, tha ministrja Shekerinska dhe theksoi se rajoni mund të përparojë vetëm në qoftë se ai është i sigurt. Shekerinska tha se vendi ynë po bën përpjekje të mëdha për të larguar gjitha vërejtjet dhe shprehu shpresën se qasja e re e Maqedonisë në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhja e sfidave të brendshme do të valorizojë në mënyrë adekuate nga partnerët tanë, për ka kërkohet mbështetje e fortë nga fqinjët tanë të afërt dhe miq si Shqipëria.

Ministrja Kodheli theksoi se vlerëson përpjekjet e reformave të mbrojtjes të Maqedonisë dhe inkurajoi vendin tonë për të vazhduar në këtë rrugë. “Shqipëria ka ndjekur nga afër përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Ne do të jemi mbështetës të fuqishëm të integrimit të Maqedonisë në NATO, dhe mbështesin fuqimisht dhe politika e dyerve të hapura të Aleancës. Ajo shtoi se integrimi i Maqedonisë në organizatën Euro-Atlantike është i mirë për Ballkanin dhe për Aleancën.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, ministrja Shekerinska do të vizitojë batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura shqiptare në Tiranë, e cila do të kryej edhe një demonstrim ushtrimi.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail