Ditë e Hapur me Armatën e Republikës së Maqedonisë

Sot në sheshin Maqedonia u mbajt ngjarja “ARM me Ju”, ku qytetarët patën mundësinë të njihen me Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe me disa nga kapacitetet e saj.

Në Ditën e Hapur sot morrën pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-lejtnant Veliçkovski, kori diplomatik ushtarak në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së në.

Në sheshin Maqedonia, së pari defiluan Batalioni për Nderime së bashku me Orkestrën Ushtarake, e cila luajti një pjesë të repertorit të marshimeve dhe himneve ushtarake, pas së cilës nga gardistët u performua pika Egzercir. Në kuadër të ditës së sotme të hapur, qytetarët patën mundësinë të shihnin performancën e arteve marciale nga njësia speciale, Ujqët.

Ushtria u prezantua në disa shtande që u ngritën me këtë rast. Qytetarët patën mundësi të informohen me shërbimin vullnetar në ushtri si një parakusht themelor për t’u bërë pjesë e përbërjes profesionale të ARM-së, të informohen në lidhje me konkurset aktuale për rekrutimin e ushtarëve profesional dhe pilotë ushtarakë, të njihen me programin e studimit që ofron Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” dhe si të bëhen oficerë të ardhshëm në ARM. Gjithashtu patën mundësi të shohin një pjesë të automjeteve të blinduara të ushtrisë dhe të njiheni me disa nga pajisjet që përdoren në Armatë.

Në video bim në sheshin e qytetit u prezantuan video mesazhe nga pjesëtarët e ARM-së dhe eprorët e tyre në Maqedoni dhe në misionin “Mbështetja e Vendosur” në Afganistan.

Video materiali nga ngjarja mund të shkarkohet në vegzën e mëposhtme:

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail