Dita e Hapur në Qendrën për Trajnimin e Pilotëve

„Jam krenar që sot, në këtë Ditë të Hapur mund të them se Armata e Republikës së Maqedonisë do të pasurohet me tre pilotë të rinj. Nuk ka investim më të madh për çdo të ri nga investimi në arsimimin dhe në shkathtësitë e tij të cilat mund t’i fitojë derisa është në moshë të re. Ju ftoj të paraqiteni në Konkurs dhe të bëheni pjesë e brezit të ardhshëm të pilotëve të cilët do të jenë pjesë e ARM-së. Të qenurit pilot është një nder i madh dhe njeriu duhet të jetë shumë i guximshëm në këtë profesion. Ne jemi shumë krenar me pilotët tanë të guximshëm të cilat janë pjesë e Armatës.” – tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski në Ditën e Hapur të Qendrës për Trajnimin e Pilotëve që u mbajt sot në kazermën “Strasho Pinxhur.”

 Ai shtoi se që të bëhesh pilot ushtarak është një sfidë tepër e madhe. Duhet gjithmonë të jesh i gatshëm për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tënd, por edhe tëo frosh ndihmë për bashkëqytetarët gjithmonë dhe gjithëkund.

Ministri Jolevski dërgoi porosi deri tek vizitorët e sotshëm, njerëz të rinj dhe të motivuar me një qëllim të pastër të vendosur para vetes – të vënë në test kapacitetet dhe aftësitë e veta si pjesë e njërs prej qendrave më të sofistikuara për trajnimin e pilotëve në Evropë. „Qendra për trajnimin e pilotëve e cila është një projekt unikat dhe capital i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, bashkë me partnerin nga Izraeli, kompaninë “Elbit Systems” ju ofron një mundësi të rrallë për të kryer trajnim për pilot ushtarak dhe për tu bërë pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Duke shfrytëzuar  metodat më moderne të trajnimit, me instruktorë me përvojë nga vendi dhe nga Izraeli, Qendra për Trajnimin e Pilotëve do t’ju prezantojë të gjitha sekretet e profesionit të pilotit.“- tha Jolevski.

Drejtori i Qendrës, Jaari Shraga në fjalën e tij fillimisht përcolli urimet në emrin e tij dhe në emër të të gjithë personelit të Qendrës për Trajnimin e Pilotëve kadetëve Viktor Bojkovski, Lubomir Panev dhe Nikolla Siligunis për trajnimin tetëmbëdhjetë mujor të mbaruar me sukses dhe iu dëshiroi shumë suksese në profesionin e ri si pilotë ushtarak. Në porosinë drejtuar pilotëve të ardhshëm ai shtoi se kjo Qendër ofron mundësinë e vetme për t’u shkolluar dhe kualifikuar si pilotë profesionistë dhe se kjo është ndoshta puna e vetme ku profesioni dhe hobi janë të shkrira në një.

Në kuadër të ditës së sotme u ndanë edhe certifikata për trajnimin e kryer të klasës së pestë të kadetëve në këtë Qendër. Kadeti Nikola Siligunis në emër të tri kadetëve të cilët e mbaruan trajnimin shprehu mirënjohje ndaj të gjithë personelit i cili ka qenë një burim mbështetjeje dhe motivimi dhe ndaj të gjithë instruktorëve të cilët në mënyrë altruiste kanë ndarë përvojat dhe dituritë e tyre me qëllim të gjetjes së rrugës drejt lartësive të qiellit.

Në ditën e sotme të hapur morrën pjesë një numër i madh i qytetarëve të rinj të cilët patën mundësi të shikojnë kapacitetet dhe kushtet me të cilat posedon Qendra për Trajnimin e Pilotëve dhe të bisedojnë  me një pjesë të instruktorëve, si dhe me kadedët dhe pilotët e diplomuar nga brigada e forcave ajrore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail