Filluan bisedimet e pranimit për anëtarësimin në NATO në selinë e NATO-s në Bruksel: Deputetët kanë mundësinë historike për të realizuar qëllimin strategjik të Republikës së Maqedonisë

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me Koordinatorin Kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski, hapën sot sesionin e sotëm me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Alexandro Alvargonzales, dhe me ekipin e NATO-s për negociata me Republikën e Maqedonisë.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Aleksandro Alvarogonzales, duke mirëpritur anëtarët e delegacionit maqedonas theksoi se fillimi i bisedimeve të pranimit është rezultat i përgatitjes afatgjatë dhe bashkëpunimit të përbashkët midis NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë në zbatimin e standardeve të sigurisë politike dhe ushtarake për anëtarësim në Aleancë.

Në fjalën e saj zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska konfirmoi se vendi ynë është plotësisht i përgatitur të pranojë detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Uashingtonit si një akt themelor i NATO-s që rregullon parimet e anëtarësimit në Aleancë dhe se me përkushtim të plotë do të marrin pjesë në strukturat dhe politikat e NATO-s.

Koordinatori Kombëtar për NATO i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, informoi për të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të kërkuara në Planin për Zbatimin e Procesit të Anëtarësimit, të përgatitur nga Komiteti i Integrimit të NATO-s në nivel ministror, si dhe nga Komiteti i Punës për Integrimin në NATO.

Pendarovski shtoi se sipas Planit filloi, menjëherë ka filluar zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga bisedimet e pranimit, nga të cilat vëmendje më e madhe i është kushtuar Programit për Vazhdimin e Reformave, në të cilin fokusi kryesor është në reformat e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në fushat si sundimit i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike, si dhe monitorimi i komunikimit dhe shërbimeve të inteligjencës.

Si pjesë e rendit të ditës të këtij sesioni të bisedimeve në selinë e NATO-s në Bruksel, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u takua me zëvendëssekretarin e përgjithshme të NATO-s Rose Gotemeler. Bashkëbisedueset në takim u pajtuan se fillimi i negociatave për anëtarësim është një konfirmim se Maqedonia është në rrugën e duhur, që mbështetja e saj për vendin mbetet të realizohet vetëm me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe pritet si një akt historik vendimi i ligjvënësve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sesioni dy-ditor i fazës përfundimtare të bisedimeve të pranimit për anëtarësimin në NATO në Selinë e NATO-s në Bruksel vazhdon edhe nesër.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail