Ministrja Shekerinska studentëve të Fakultetit të Sigurisë: Parimet e Lirisë dhe Vlerat e Demokracisë do ta bëjnë shtetin më të fortë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u drejtua para studentëve të rinj në Fakultetin e Sigurisë – Shkup me rastin e fillimit të vitit të ri akademik dhe 40 vjetorit të themelimit të fakultetit.

„Sot jemi në një mjedis akademik ku fjala e pashmangshme është liria, liria akademike, liria për të menduar ndryshe, liria për të folur më fort dhe dua t’ju them se vetëm nëse këto parime të lirisë së vlerave reale demokratike, mendime të ndryshme që ne nuk do t’i përjetojmë ato si një dobësi, por do t’i përjetojmë si një forcë më e madhe, vetëm në këtë mënyrë do ta bëjmë më të fortë Republikën e Maqedonisë. Dhe e vetmja rrugë për të përparuar në një afat të gjatë është nëse ju japim një shans juve të rinjve”, – tha ministrja Shekerinska.

„Pa ndjenjën se ne jemi të sigurt këtu, se mund të planifikojmë të ardhmen tonë, çdo gjë tjetër bie në ujë dhe kjo është arsyeja pse kjo është një sfidë e madhe dhe mundësi e madhe në karrierë. Një vend si Republika e Maqedonisë mund të lëvizë ekonomikisht vetëm nëse mund të garantojmë sigurinë e atdheut tonë, e cila lidhet me sigurinë e rajonit, sigurinë në Evropë dhe sigurinë në botë “, – tha Shekerinska.

Shekerinska shtoi se është e bindur se studentët do të punojnë për ta bërë Maqedoninë një vend më të sigurt, anëtare e NATO-s dhe theksoi se njerëzit gjithmonë kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri, fusha këto që ofrojnëë mundësi të mëdha për vetë-avancim dhe mësim.

„Ne jemi tejet të kënaqur që Maqedonia mund të marrë pjesë në programin e NATO-s për avancimin e arsimit në fushën e mbrojtjes. Kjo do të thotë se do të keni një përfitim të madh prej saj. Kjo do të thotë që profesorët tuaj do të kenë mundësinë të përdorin këtë program për të përmirësuar mësimdhënien, por mbi të gjitha, ju do të jeni në gjendje të bëni trajnime shtesë dhe të ndiqni se kah lëviz bota në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë“.

Ministrja Shekerinska tha se funksioni i mësuesve dhe arsimimit është të përgatisë studentët për jetën dhe të këshillojë ata – dhe nëse ata përdorin dituritë e profesorëve, nëse janë vetëvetja dhe nëse mësojnë, suksesi është i pashmangshëm.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail