Fillojnë negociatat përfundimtare në NATO-s për anëtarësim në aleancën e vendeve më të fuqishme në botë

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov dhe koordinatori kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski mbajtën një konferencë shtypi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë si anëtarë të Komitetit për Integrim në NATO, si dhe anëtarët e Komiteti të Punës për Integrim në NATO njoftuan për fillimin zyrtar të bisedimeve për pranimin e vendit tonë në NATO në selinë e Aleancës, që do të mbahen nga 17 deri më 19 tetor.

„Para nesh është mundësia që vendi ynë të bëhet anëtar i sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive që bashkon 900 milionë qytetarë. Vendet më të forta në botë do të jenë aleatët tanë. Maqedonia ka qenë gjithmonë e bashkuar në çështjen e anëtarësimit në NATO. Ky orientim është i pranishëm në të gjitha programet e partive të rëndësishme në vend që nga pavarësia e saj deri më sot. Kjo është pika që na lidh edhe në moment kur kemi qenë me shumë dallime dhe shume të ndarë. Tani është momenti, të gjithë ne, dhe kryesisht deputetët, të kalojmë nga fjalët në vepër. Ligjvënësit nga të gjitha partitë politike po përballen me një mundësi dhe përgjegjësi historike. Askush nuk ka të drejtë të heqë të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve të tij që presin për shumë kohë këtë lajm, sidomos pas ftesës së NATO-s”, tha zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

„Përmes kësaj seance bisedimesh në Bruksel, Republika e Maqedonisë hap fazën e fundit, para anëtarësimit në raportet e saja me NATO-n, gjë që paraqet hap thelbësor në procesin i cili do të na shpiej deri në realizmin e qëllimit tonë më të madh strategjik, përmes implementimit të plotë të „Marrëveshjes së Prespës”.
Në fakt, siç diktohet nga vullneti politik dominant i shumicës së shtetasve maqedonas që votuan në referendum,” tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

„Nuk duhet të ikim nga përgjegjësia jonë. Nuk ka patriotizëm më të madh se marrja e përgjegjësisë dhe të paturit vizion për të ardhmen. E bëmë këtë si një qeveri, filluam ndryshimet kushtetuese që janë në kontekstin e suksesit të këtij procesi, tani gjithçka është në duart e ligjvënësve.

Asgjë nuk ka rëndësi – as partitë nuk janë të rëndësishme, as zgjedhjet e ardhshme. Karrierat politike janë shumë më pak të rëndësishme se sa investimi historik dhe i fatit tonë që ndodhet para nesh. Kanë kaluar 27 vjet, gjithë së bashku le të mbyllim këtë kapitull të sfidave dhe të hapim një të ri, të merremi më konkretisht, më thelbësisht me çështjet që na shqetësojnë, të mbajmë të rinjtë në shtëpi dhe ta bëjmë Maqedoninë evropiane këtu, jo ta kërkojmë Evropën përtej kufijve të Maqedonisë”, tha ministri Dimitrov.

Sipas të gjitha analizave nga institucionet dhe individët përkatës, anëtarësimi ynë në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, por do të jetë një shembull pozitiv dhe kontribut për sigurinë rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
„Në këtë fazë të negociatave do të përcaktohet afati kohor për përfundimin e tyre, i cili në rastin tonë tashmë është mjaft i qartë. Domethënë, procesi duhet të përfundojë deri në fund të dhjetorit të këtij viti. Më pas, në janar 2019, Republika e Maqedonisë do të nënshkruajë protokollin e pranimit me të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha organet e NATO-s, por pa mundësinë e votimit dhe pranimi i vendit tonë në anëtarësim të plotë do të ndodhë pasi shtetet anëtare të ratifikojnë protokollin për aderim, dhe secila, veçmas në parlamentet e tyre kombëtare.

Në rastin tonë, Greqia do të jetë shteti i parë anëtar që do të ratifikojë këtë dokument pasi të plotësojmë pjesën tonë të detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës”, kujtoi koordinatori kombëtar për NATO-n Stevo Pendarovski në konferencën e shtypit kushtuar fillimit zyrtar të bisedimeve për pranimin e vendit tonë në NATO, në selinë e Aleancës, që do të mbahen nga 17 deri më 19 tetor.

E pyetur nga gazetarët, Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për pjesën e fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën ai bëri thirrje për pajtim në Parlament në emër të mbështetjes të amendamenteve kushtetuese, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Shekerinska theksoi se drejtësia dhe pajtimi nuk janë ekskluzive, por plotësuese dhe se mesazhi i kryeministrit Zaev ka qenë pikërisht në këtë drejtim, se këtij vendi i duhet drejtësia, dhe shtoi se një shtet i ndarë, nuk është një shtet që ecën përpara.

„Ne gjithashtu treguam në lidhje me marrëdhëniet tona me fqinjët,e dhe lidhur me gjendjen tonë në shtëpi, se duam të kujdesemi për shtetin, jo për interesat tona partiake. Tani është momenti për të treguar se kur është më vështirë dhe më e rëndësishme, Maqedonia bën vendimet e duhura. Këtu partia, interesat personale, nuk duhet të dominojnë. Mendoj se kryeministri ishte shumë i qartë dje. Ne iu futëm këtij operacioni jo që të kemi sukses si individë dhe parti, por që vendi ynë të arrijë sukses”, u përgjigj zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail