Ftesë për Maqedoninë në NATO në samitin në korrik

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe një delegacion ku marrin pjesë Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme, sot në Bruksel u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit në Shtabin e ri të NATO-s, kryeministri Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në të cilën Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zaev falenderoi për pritjen që konfirmoi angazhimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut në samitin e tij të ardhshëm më 11 korrik të aktivizojë ftesën e hapur për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në këtë bashkësi ushtarake dhe të sigurisë.

„Presim edhe ftesën zyrtare për t’u bërë anëtari i ri i 30-të i NATO-s. Presim, së bashku me miqtë tanë, të marrin pjesë në një ceremoni në të cilën flamuri i Republikës së Maqedonisë do të zërë vend në mesin e vendeve anëtare të Aleancës. Kemi pritur intensivisht këtë ngjarje që nga viti 2008, kur u konkludua se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kriteret që ka arritur standardet e Aleancës, kështu që është e barabartë me të barabartët “, tha kryeministri Zaev në konferencën për shtyp në NATO.

Në deklaratën e tij për mediat, Kryeministri Zaev theksoi faktin se Republika e Maqedonisë edhe deri atëherë, deri në Bukureshtin e vitit 2008, që nga ajo kohë ka marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Së bashku me Aleancën, vendi ynë kontribuon në mënyrë aktive në misionet për shtypjen e kërcënimeve globale, kërcënimeve terroriste dhe kërcënimeve nga ekstremizmi i dhunshëm dhe pjesëtarët e ARM-së kanë marrë besimin të jenë pjesë ose të jenë aktorët kryesorë në sfidat serioze të sigurisë.

Kryeministri Zaev gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në politikat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë.
„Marrëveshja për të zgjidhur kontestin maqedonaso-grek lidhur me emrin dhe për partneritetin strategjik me Greqinë, ka zhbllokuar hyrjen tonë në Aleancë, dhe vendin që meriton. Ajo që është po aq e rëndësishme është se me Greqinë ne kemi ndërtuar një miqësi. Është një gur i çmuar në marrëdhëniet tona. Ky është një faktor që tani qytetarët tanë të të dy vendeve mund të jenë të qetë dhe të sigurtë,” tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se me Republikën e Bullgarisë kemi krijuar marrëdhënie të cilat gjatë janë vonuar në mënyrë të panevojshme, dhe vullneti i mirë, politikat e bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë janë themeli për marrëdhëniet me të gjithë miqtë e tjerë – Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Në mbylljen e fjalimit të tij para mediave, kryeministri Zaev iu drejtua edhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

„Hap pas hapi, në vetëm një vit vendi ynë ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Qasja jonë e cila bashkoi vullnetin e fortë politik, dialogun e sinqertë dhe gatishmërinë për zgjidhje këto ditë na ka sjellë disa lajme dhe vendime të mira. Detyrat tona të shtëpisë mbeten për tu bërë. Por tani ne me të vërtetë kemi pikën për tu bashkuar në autostradën e gjerë për të të thënë: Po, për të ardhmen tonë! Po, për të ardhmen e Maqedonisë. Le të jemi të fortë për ne, për vendin tonë dhe për të ardhmen e brezave të ardhshëm. Le të themi “Po” për aleancën tonë me shtetet anëtare të NATO-s. Kjo do të na mundësojë një ardhmëri të sigurtë, një shoqëri të sigurtë. Shoqëri ku ky anëtarësim do të mundësojë një mjedis për rritje ekonomike, për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, kryeministri Zaev, dhe theksoi se përvojat dhe dokumentet strategjike thonë se vendet e NATO-s janë gjithashtu promovues të fortë të rritjes ekonomike të partnerëve në Aleancë.

Në pjesën e përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetarëve, Kryeministri Zaev edhe një herë falënderoi për pritjen e përzemërt dhe miqësore të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, i cili iu tregoi delegacionit tonë vendin ku së shpejti do të valojë flamuri maqedonas dhe vendin në hartën në hyrje të selisë së re të aleancës me flamujt e shteteve anëtare dhe datën e anëtarësimit të tyre, ku është siguruar një vend për simbolet e vendit tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në pjesën e tij të fjalimit drejtuar publikut theksoi se pret që në Samitin ardhshëm të Shefave të Shtetit dhe Qeverive të NATO-s të dërgohet ftesa për negociata për anëtarësim dhe sa të plotësohen dispozitat e marrëveshjes me Greqinë, vendet anëtare të NATO-s do të fillojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në pyetjen e gazetarëve shtoi se duke përmbushur dispozitat e përcaktuara në Marrëveshjen e Prespës, Republika e Maqedonisë menjëherë fiton ulësen në Këshillin e NATO-s dhe ka të drejtë të marrë pjesë në të gjitha seancat dhe takimet.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail