Qeveria është e përkushtuar në reformat për anëtarësim në NATO: takim i ministres Shekerinska me ndihmës sekretarin general të Aleancës, Ildem

Ndihës sekretari gjeneral i NATO-s për diplomacy publike, ambasadori Taçan Ildem, prej sot qëndron për vizitë dy ditorë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të së cilës realizoi takim me ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ndërsa vizitoi edhe Qendrën e Vetme të Certifikuar të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Qendrën për Marrëdhënie me Publikun.

Në takim, ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi në NATO paraqt përcaktim strategjik të Republikës së Maqedonisë, e cila ka mbështetje të lartë nga qytetarët e Maqedonisë. „Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë një impuls shtesë për sigurinë dhe stabilitetin në Rajon”, tha Shekerinska dhe theksoi se Maqedonia është e fokusuar të zbatojë reformat në pajtim me udhëzimet nga Samiti i Varshavës i aleancës, të cilat nënkuptojnë progresin në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, avansimin e të drejtave njerëzore dhe institucione profesionale.

Shekerinska shtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë tashmë ka dëshmuar se politika e fqinjësisisë së mirë është ndër prioritetet kyçe. Ministrja theksoi se Qeveria është e gatshme të zgjidh çështjet të cilat janë të hapura, dhe jo vetëm t’i numërojë ato dhe t’i shfrytëzojë si arsyetim.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Ildem inkurajoi fuqimisht përpjekjet e qeverisë së re reformuese për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai theksoi se rezultatet konkrete priten në përputhje me rekomandimet e Samitit të NATO-s në Varshavë dhe shprehu mbështetjen për kapacitetin reformues të Qeverisë.

Gjatë vizitës në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Ildem, është njftuar me strukturën dhe llojet e trajnimit që realizohen në këtë Qendër, Qendra e vetme Partnere e NATO-s për Arsim dhe Trajnime në vendin tonë.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Maksuti theksoi se Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun nga themelini në vitin 2005 ka kontribuar në masë të madhe në zhvillimin e kapaciteteve për marrëdhënie me publikun në Evropën Juglindore.

„Duke ofruar këtë kapacitet të rëndësishëm, të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe partnerët, kemi dërguar një sinjal të fortë se Maqedonia është e gatshme për të ndihmuar dhe për të dhënë mbështetje në NATO, jo vetëm në misionet dhe operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse, por edhe në fusha të tilla si marrëdhëniet me publikun”, përfundoi Maksuti.

Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, përveç që është e vetmja qendër partnere e NATO-s në Maqedoni, ajo poashtu është qendra e vetme e këtij lloji nga 31qendra ekzistuese partneriteti për arsimin dhe trajnime në botë që është e specializuar ekskluzivisht për kryerjen e trajnimeve për Marrëdhënie me Publikun.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail