Shekerinska: Nënshkruhet kontrata për blerjen e çizmeve për çdo pjesëtar të Armatës së Republikës së Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, nga Akademia Ushtarake informoi publikun për faktin se sot është nënshkruar një marrëveshje për blerjen e rreth 7.200 palë çizme për secilin pjesëtar të Armatës, që shënon progres të dukshëm në situatën e pajisjeve personale për çdo ushtar maqedonas, oficer dhe nënoficer.

„Sot nënshkruajta kontratën me të cilën Armata e Republikës së Maqedonisë do të sigurojë çizme të reja ushtarake për çdo pjesëtar të saj. Një furnizim i tillë i sasisë totale që nënkuptonçizme për çdo ushtar në Armatë nuk është realizuar më parë. Çizmet e fundit ushtarake u blenë me një kontratë në vitin 2012, por edhe atëherë është blerë për më pak se gjysma e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ne kemi filluar këtë proces në fillim të vitit, përmes një procedure transparente, me një dialog teknik me një mundësi për të gjitha kompanitë të marrin pjesë. Marrëveshja siguron që pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë nuk do të thonë më se do të jenë ushtri e NATO-s, por me mungesë të çizmeve të reja. Sot po tregojmë se anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një qëllim politik, por anëtarësimi në NATO është një mundësi që armata maqedonase të funksionojë më mirë dhe pjesëtarët e saj të kenë kushte më të mira pune”, tha ministrja.

Blerja është në vlerë totale prej rreth 650,000 euro dhe sipas rregullave të shpalljes, realizimi i plotë duhet të realizohet brenda 90 ditëve – informoi ministrja.

Shekerinska kujtoi se gjatë këtij viti është siguruar 15 përqind rritje në fondet e buxhetit të mbrojtjes, janë rritur pagat e të gjithë pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe janë siguruar paratë për respektim të plotë të marrëveshjeve kolektive dhe pagesë të plotë të të gjitha kujdestarive 24 orëshe në ndërrim.

„Është me të vërtetë kënaqësi të konfirmoj se ne shohim progres në pjesën që u kritikua më së shumti në periudhën e kaluar, e cila është pajisja personale e çdo pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Sot tregojmë se fjala është fjalë kur bëhet fjalë për pjesët më themelore dhe më të rëndësishme të pajisjeve dhe sigurisë së pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë “, tha ministrja.

Ministrja Shekerinska mori pjesë në kazermat “Goce Dellçev” në orën e parë akademike ku i uroi fillimin e suksesshëm të vitit të ri akademik kadetët dhe studentët e Akademisë Ushtarake.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail