Përfundoi Konferenca e Sigurisë së Mynihut: Ministrja Shekerinska realizon disa takime bilaterale dhe pjesëmarrje në panele

Sot në Mynih në Republikën Federale të Gjermanisë përfundoi Konferenca e 54-të e Sigurisë në Mynih, në të cilën ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska u takua me ministrin kanadez të mbrojtjes Harxhit Saxhan, të Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, Lituanisë, Raimundas Karoblis dhe Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, si dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gothomoler, Euro-Komisionerin Johanes Han dhe Kryetarin e Konferencës Wolfgang Ischinger.

Në takime, ministrja Shekerinska ripohoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në zbatimin e Planit 3-6-9 dhe reformave në fusha kyçe si sundimi i ligjit, liria e mediave dhe pavarësia e institucioneve. Ministrja riafirmoi angazhimin strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian, si dhe politikën e vendit për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësi.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottomoler theksoi se Aleanca mbështet politikat e reformës së Qeverisë dhe falënderoi pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionin paqeruajtës të Aleancës në Afganistan. Komisioneri i BE Han përshëndeti përpjekjet reformuese të qeverisë dhe shprehu gatishmërinë që BE të vazhdojë më mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave të projektuara.

Republika e Maqedonisë nga ministrat e mbrojtjes të Kanadasë, Bullgarisë, Lituanisë dhe Malit të Zi mori mbështetje të plotë për anëtarësimin në Aleancë dhe ofertë për shkëmbimin e përvojave në zbatimin e proceseve të reformave në vend.

Ministrja gjithashtu foli në panelin e Forumit Global të Grave – udhëheqës politikë të përkushtuar në agjendën e sigurisë globale nga perspektiva e grave. Paneli vuri theksin në politikën e sigurisë dhe kërcënimet e reja, dhe se si gratë politikane mund të japin një perspektivë të re në trajtimin e kërcënimeve. Folëse në panel, përveç ministres Shekerinska ishin Baronesha Catherine Ashton, ish nënpresident i Komisionit Evropian dhe ish Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Jennifer Morgan, drejtori ekzekutiv i Greenpeace International, Patricia Flor, Drejtori i Përgjithshëm i Rendit Ndërkombëtar, Kombeve të Bashkura dhe kontrollit të armëve në zyrën federale gjermane për punë të jashtme, dhe Julie Lynn Teigland, menaxher rajonal i “Ernst & Young” për Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Ministrja gjithashtu morri pjesë në një darkë në nder të senatorit amerikan John McCain, i cili mori çmimin e Konferencës së Mynihut, ndërsa folës kryesor në këtë ngjarje ishte ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden. Së bashku me ministrat e mbrojtjes nga rajoni gjithashtu morri pjesë në një drekë të përbashkët të organizuar nga ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, me ç’rast i konfirmua mbështetja ndaj vendit tonë në rrugën drejt NATO-s.

Fokusi i konferencës së këtij viti ishte roli i Bashkimit Europian si një aktor global dhe marrëdhëniet e saj me NATO-n, SHBA-në dhe Rusinë.

Në konferencë morën pjesë Sekretari i Mbrojtjes së SHBA James Matisse, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Kryeministri britanik Theresa May, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë , Federica Mogherini, Euro-Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn dhe të tjerë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail