Kryeministri Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes Shekerinska në pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë: Tek ju shihet e ardhmja dhe siguria e shtetit si brezi i parë e ushtarëve të rinj të ARM-së, pjesëtarë të Aleancës së NATO-s

Në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, sot 125 qytetarë të Republikës së Maqedonisë u pranuan si ushtarë profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në ceremoni, kryeministri Zoran Zaev theksoi se ata janë e ardhmja, ata janë siguria e Republikës së Maqedonisë. Kryeministri Zaev tha se ky brez i ushtarëve profesionistë duhet të jetë veçanërisht krenar sepse është brezi i parë i ushtarëve që do t’i shërbejnë vendit tyre si një anëtare e Aleancës së NATO-s.

„ Të jesh ushtar në një shtet anëtar i Aleancës do të thotë të punosh në kushte shumë më të mira, sipas standardeve të aleatëve të NATO-s … Ju bëheni pjesë e një ushtrie që është shembull për rajonin, një ushtri që vite më parë së bashku me ushtritë e vendeve – Anëtare të NATO-s marrin pjesë në misionet paqësore të Aleancës dhe marrin notat më të larta,” tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se për vetëm një vit vendi ynë arriti atë që askush nuk mund të parashikonte. Qasja që bashkon vullnetin e fortë politik, dialogun e sinqertë dhe gatishmërinë për zgjidhje këto ditë do të na sjellë lajme më të lumtura dhe vendime pozitive. Ai theksoi se një prej tyre është ftesa e shpallur që Maqedonia të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s javën e ardhshme.

„Pas kësaj vjen një kohë ndryshimi dhe zhvillimi intensiv. Në vijim janë reformat në ushtri që do të ndjehen shumë shpejt. Ju jeni bartës të këtyre ndryshimeve, me shpirtin tuaj të ri dhe me profesionalizmin dhe krenarinë e juaj si ushtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe të NATO-s”, tha kryeministri Zaev vuri para ushtarëve të rinj.

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se pikërisht ftesa për anëtarësimin në NATO javën e ardhshme do të thotë fillimi i një epoke stabiliteti dhe sigurie për vendin tonë. 125 ushtarëve profesionistë të sapo-pranuar u tha se ata fillojnë karrierën e tyre në kohë reale, një kohë sfidash të mëdha, modernizimi dhe profesionalizimi të Armatës, një kohë kur Maqedonia do të avancojë mbrojtjen e saj dhe do të arrijë standardin e Aleancës së NATO-s.

„Në secilin nga ju 125 ushtarë që do të mbajnë uniformën e Armatës së Republikës së Maqedonisë unë shoh ndryshimin që duhet të vijë. Ju jeni ata që duhet të jenë mishërimi i rezultateve dhe vlerave për të cilat ne përpiqemi dhe për të cilat punojmë. Brezi juaj është i veçantë – keni privilegjin, por edhe përgjegjësinë që të jeni gjenerata e parë e ushtarëve në Armatë, të cilët pothuajse tërësisht do ta zhvillojnë karrierën në kuadër të aleancës së NATO-s”, tha ministrja.
Shekerinska theksoi se qytetarët e Maqedonisë e kuptojnë kontributin epjesëtarëve të Armatës dhe për këtë arsye Armata është institucioni që gëzon besimin më të madh midis qytetarëve. Ajo shtoi se partnerët në botë kanë vetëm fjalë miradije dhe vlerësime më të larta për kontributin e ushtarëve të ARM-së në misionet paqeruajtëse.

Çdo përpjekje duhet të vlerësohet, tha ministrja dhe theksoi se në këtë vit të ndryshimeve pozitive, rritja e pagave për të gjithë pjesëtarët e Armatës është rritur për 10 përqind, që është vetëm fillimi i ndryshimeve pozitive në Armatë.

Lidhur me anëtarësimin në Aleancë, ministrja theksoi se përvojat e vendeve fqinje kanë treguar se kjo garanton sigurinë si një parakusht themelor për zhvillimin ekonomik, më shumë investime dhe partneritete të reja, duke përmendur shembullin me Bullgarinë, ku investimet e huaja direkte nga niveli i 7 përqind të prodhimit të brendshëm bruto para se të bashkohet me NATO-n, është rritur në rreth 20 për qind pas bashkimit me Aleancën.

„Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilizim përfundimtar dhe paqe të qëndrueshme në rajon, një treg të qëndrueshëm rajonal dhe zgjerim të mundësive. Në NATO, Maqedonia krah për krah me fuqitë botërore do të vendosë për të gjitha çështjet e rëndësishme të sigurisë botërore dhe politike,” përfundoi ministrja.

125 ushtarët profesionistë të sapo pranuar në ARM janë pjesë e 375 ushtarëve të rinj profesionistë të planifikuar në Armatë gjatë këtij viti. Një pjesë e këtij brezi të ushtarëve profesionistë janë edhe 15 pjesëtarë të gjinisë femrore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail