Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri Osmani dhe zëvendëskryeministrja Shekerinska në konferencën „Rruga e mëtejme e Republikës së Maqedonisë”

Në organizim të institutit „Progres” sot në Shkup u mbajt konferenca në temë „Rruga e mëtejme e Republikës së Maqedonisë” ku morrën pjesë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM i angazhuar me çështjet e BE-së, Bujar Osmani, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Gjatë adresimit në panelin „Reforma dhe Politika për Ndërtim të Mirëbesimit në Maqedoni” në konferencën „Rruga e mëtejme e Maqedonisë”, kryeministri Zaev në fillim përcolli përshtypjet e tij nga vizita e fundit në Bruksel dhe lidhur me lëvizjet në pozitat e Republikës së Maqedonisë në perceptimin e Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu theksoi se “i gjithë rajoni dhe Maqedonia jonë janë shumë të ndryshme në perceptimin e BE-në dhe të gjithë botës demokratike vetëm Brenda një viti. Republika e Maqedonisë shkëlqen në sytë e Bashkimit Evropian”.

Gjatë adresimit të tij në konferencë, Kryetari i Qeverisë së RM u ndal në domosdoshmërinë për ndërtim të mirëbesimit në Maqedoni, në një periudhë kur vendi ynë është në proces të rikthimit të funksionalitetit të tërë sistemit politik.

Në këtë drejtim kryeministri Zaev theksoi:

„Duke u nisur nga pritjet e qytetarëve, e di se lufta pakompromis ndaj korrupsionit në praktikimin e politikës, si dhe transparenca, qasja e lehtë, transparenca dhe ndërgjegjësimi i qeverisë për nevojat e njerëzve janë shtyllat bazë mbi të cilat duhet të arihet dhe ndërtohet besimi i qytetarëve. Për të gjithë qytetarët në shoqërinë tonë.

Për të arritur këtë, është patjetër të sigurohet që vendimet të merren me përgjegjësi, të jenë inkluzive dhe me transparencë në të gjitha nivelet. Është e nevojshme të krijohen institucione efikase, të përgjegjshme dhe transparente.

Thelbësisht të sigurojmë sundim të ligjit dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë, si dhe përgjegjësi para drejtësisë për të gjithë ata që kanë gabuar përpara ligjit.

Nëse nuk trajtojmë me efikasitet korrupsionin, me institucione funksionale përgjegjëse, do të vazhdojmë të përballemi me të gjitha format e krimit të organizuar, dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit si pasojë e korrupsionit”.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se “qytetarët në Republikën e Maqedonisë më nuk do të privohen nga fuqia e njohur. Qytetarët e dinë shumë mirë se zgjedhin udhëheqësit dhe se ata marrin pjesë në hartimin e politikave me rëndësi të drejtëpërdrejtë për ta, për shoqërinë dhe për të ardhmen. Është zhvilluar një kulturë politike që do të ketë ndikim në gjeneratat që do të vijnë”.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, në konferencën “Rruga e mëtejme e Maqedonisë” tha se “duke dhënë rezultatet e arritura, mund të them se kemi arritur të sjellim vendin përsëri në rrugën e duhur” dhe shtoi:

“Në vitin 2018, si asnjëherë më parë na happen dritare të reja mundësish, një moment optimizmi evropian që është i pranishëm në vend, në rajon por i zgjeruar edhe tek vendet anëtare të Unionit. Viti 2018 paraqet vit historic të mundësive kur Maqedonia mund, duhet dhe do të mbyll çështje lidhur me BE-në dhe NATO-n. Për këtë qëllim na duhet të ndërtojmë consensus për detyrimet lidhur me agjendën tonë evropiane dhe euroatlantike. Inkluziviteti i sektorit qytetar gjatë hartimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme, ndërtimit të konsensusit politik për interest strategjik dhe çështjet politike kyçe, si dhe consensus gjithëpërfshirës shoqëror për përkushtimin e vendit në drejtim të integrimit në BE dhe NATO”.

Zëvendëskryeministrja dhe minister e mbrojtjes, Radmilla shekerinska në konferenvcën në temë „Rruga e mëtejme e Maqedonisë”, theksoi se „ është kyçe për Maqedoninë të themi po, kemi patur moment të errëta dhe një krizë disavjeçare, mirëpo fuqia e vendit nuk matet sipas asaj se sa thellë mund të bjerë, por sa shpejtë mund të ngritet”.

Në vazhdim të prezantimit të saj, zëvendëskryeministrja Shekerinska theksoi se vetëm 6 muaj pass incidentit në Kuvendin e RM, është pozitivisht shokuese që Maqedonia mund të paraqitet si një vend demokratik normal me kohezion dhe forcë.

Kriza u shndërua në rivalitet dhe në konflikt midis aktorëve politikë, porn ë fakt kishte mosbesim ndaj institucioneve të shtetit. Mendoj se theksi duhet vërë në krijimin e besimit në institucione.

Është mirë që opinion publik maqedonas tashmë i zgjuar bën pyetje. Kjo gjë do të na bëjë shtet më të mirë.

Qeveria i kushton vëmendje të madhe transparencës sepse krijon imunitet në shoqëri ndaj dobësive, korrupsionit, klientelizmit dhe lidhjeve. Duhet të fokusohemi në ndërtimin e institucioneve ku transparenca do të krijojë rezistencë ndaj tendencave të këtilla.

A ka anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE vlera për vetë NATO-n dhe BE-në? Si që nënvizoi një politikan francez, që BE të bëhet një model, duhet të jetë aktor dhe të ndikojë në ngjarjet. Në vitet e fundit BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar pozitivisht. Maqedonia është një shembull se kur ka një reagim dhe një angazhim, ka rezultate pozitive. Maqedonia mund të jetë një shembull në Ballkan në fushën e trajtimit të çështjeve ndëretnike. Nga kriza, Maqedonia doli me kohezion më të madh social dhe etnik. Si shembull pozitiv, ne mund ta ofrojmë këtë për vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së, ne duhet të sigurojmë anëtarësimin në NATO.

Ne do të kemi nevojë për veprim të përbashkët dhe institucione të forta, të gjithë ne, për të nxjerë maksimumin nga vetja dhe për të përfituar nga ky shans i tretë. Besoj në shans të tretë “, tha ministrja e mbrojtjes Shekerinska në konferencën” Rruga e mëtejme e Maqedonisë”, në të cilën morën pjesë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Bujar Osmani.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail