Konferencë shtypi e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me temë: Transparenca në punën e MM

Ministria e Mbrojtjes, jo vetem ne Maqedoni, por veçanërisht në Maqedoni konsiderohej si një nga ministritë tradicionalisht më të mbyllura, për shkak të natyrës së punës, por edhe për shkak të vullnetit të tillë politik. Përmes kësaj konference për shtyp dëshirojmë të përcjellim porosinë dhe të tregojmë se kjo nuk është e nevojshme dhe nuk është e thënë të jetë kështu, dhe se Ministriënë e Mbrojtjes mund ta bëjmë të jetë e hapur për publikun, për përfaqësuesit e mediave dhe për qytetarët e këtij vendi. Pas paravanit të informative të klasifikuara të rëndësishme për sigurinë e shtetit në të kaluarën janë fshehur lëvizje që nënkuptonin krim, keqpërdorim të mjeteve, sjellje të volitshme nga ana e udhëheqësve në Ministri, madje edhe manipulime. Në emër të nevojës ligjore për klasifikim rreth shkëmbimit të informatave mbi çështjet e fshehta të sigurisë, janë bërë manipulime që drejtpërsëdrejti shkonin në dëm të sigurisë së shtetit dhe të buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Kjo praktikë mbaroi. Përcaktimi i qeverisë për transparencë nuk do ta anashkalojë Ministrinë e Mbrojtjes. Përkundrazi, ne duam të tregojmë se kjo ministri në disa hapa mund të jetë edhe përpara të tjetërëve.

Në MM do të vazhdohet të ketë informata të besueshme dhe të klasifikuara, por vetëm ato që lidhen me interest e sigurisë të shtetit. Të tilla nuk mund të jenë shpenzimet e ministrit apo strukturës udhëheqëse, shërbime, prokurimet publike etj. Qytetarët duhet medoemos të kenë informata lidhur me atë se si dhe për çka harxhohen paratë e tyre. Transparencën në punë e konsiderojmë si një nga veglat kryesore për luftën kundër korrupsionit, ndërsa punën e përgjegjshme nuk e shohim si e drejtë, por si obligim për të gjithë ne.

Prandaj në Ministrinë e Mbrojtjes filluam me zbatimin e parimeve të së ashtuq. Transparencë aktive. Parimet të cilat janë të përfshira në Programin për Punë të Qeverisë, dhe sipas së cilit institucionet duhet të ndajnë informacione, madje edhe para se ato të kërkohen nga qytetarët, organizatat joqeveritatre, mediat, në aspect të qasjes së lehtë në programet, strategjitë, buxhet, organizimin dhe shpenzimet në punë. Të gjitha informatat në lidhje me punën që ndikon në jetën dhe punën e qytetarëve dhe kompanive.

Transparenca nënkupton përgjegjësi, ndërsa përgjgjeësia nënkupton edhe integritet më të lartë. Njëri prej kritereve kyç politik që edhe NATO e ka caktuar si detyrim për vendet e saja anëtare.

Për këto arsye, me dëshirën për të nxitur transparencën active dhe informimin e publikut në kohë, ppër herë të parë në MM kemi sjellë Rregulloren për Transparencë në Punë përmes së cilës ministria obligohet të jetë maksimalisht transparente ndaj publikut.

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë boton publikisht një sërë dokumentesh – duke filluar nga dokumentet lidhur me punën e saj material-financiare, informata praktike për qytetarët tek të cilat arrinin me vështirësi deri tani dhe duhej të kalonin nëpërmjet një procedure të komplikuar birokratike. Informatat për të gjithë të interesuarit do të jenë në dispozicion pa patur nevojë të dorëzojnë kërkesë sipas Ligjit për Qasjen e Lirë në Informata, ndërsa garancë për azhurnimin e tyre konstant është Rregullorja për Transparencë në Punën e MM-së që obligon sektorët, në momentin kur të bëhen ndryshime në dokumentet strategjike, në aktet nënligjore të përgjithshme ose në ndonjë nga dokumentet tjera, të jenë menjëherë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë.

Rrjedhimisht, uebfaqja e Ministrisë jep opsionin “Publiku ka të drejtë të dijë” ku një numër i madh informacionesh është vënë në dispozicion për herë të parë për publikun dhe me të cilin e hapim ministrinë për qytetarët.

Këtu ndodhen ligjet dhe aktet nënligjore, dokumentet strategjike, buxheti i ministrisë, si dhe listat anketuese të ministrit dhe zëvendësministrit, si dhe pagat e strukturës së përgjithshme të menaxhimit të ministrisë, Armatës dhe Akademisë Ushtarake, të cilat janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pjesën për ligjet dhe aktet nënligjore, të gjitha ligjet e lidhura me mbrojtjen janë krijuar dhe përditësuar dhe për herë të parë janë vënë në dispozicion të publikut mbi 70 aktet nënligjore të përgjithshme që rrjedhin nga puna e ministrisë dhe që fillojnë me Rregulloren për Transparencë në Punën e Ministrisë.

Një nga risitë kryesore në transparencën e ministrisë është publikimi i Planit të Prokurimit Publik, por jo vetëm ky dokument. Këtu të gjithë të interesuarit mund të hap thirjet për prokurime publike të ministrisë me një lidhje të drejtpërdrejtë, dhe si do të lëvizin procedurat për prokurimin publik ashtu edhe do të publikohen thirjet për vendimet dhe kontratat e nënshkruara publike, me lidhje të drejtpërdrejta në këto dokumente. Kjo do të thotë që ne kemi thjeshtuar mënyrën e qasjes në këto dokumente dhe në vend të hulumtimeve të vështira përmes sistemit unik në Byronë për Prokurim Publik, secili prej këtyre dokumenteve tani mund të merret nëpërmjet një vegze të caktuar publike. Transparenca e prokurimit publik është një nga mjetet kryesore për të shtypur dhe luftuar korrupsionin.

Ne kemi krijuar lidhje direkte me informacionet për shërbimet që ofron ministria për qytetarët. Në një vend ju mund të gjeni lehtësisht të gjitha rregulloret, listat e çmimeve, së bashku me mënyrën e përdorimit të shërbimeve që qytetarët deri tani i kanë ditur ose përmes disa miqve të njohur ose përmes një procedure të gjatë burokratike. Prandaj, Rregullorja për tarifat për shfrytëzimin e kapaciteteve të ARM-së është një nga dokumentet që do të ndihmojnë qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime. Shërbimet mund të jenë ose akomodimi në disa nga objektet e ARM-së, përdorimi i objekteve sportive, si dhe përdorimi i objekteve të posaçme si: Krivollak, Pepelishtë, disa vendqitjeje tjera etj. Gjithashtu kemi shpallur edhe një listë çmimesh për përdorimin e vend ankorimin Burimet e Biljanës, Që gjithashtu është kritikuar shpesh si një vend jo transparent dhe i mbyllur, ku shërbimi është marrë vetëm përmes lidhjeje, jo sipas procedurës. Në të njëjtën kohë, në këtë uebfaqe, në seksionin Shërbimet, mund të gjeni informacione mbi certifikatën për detyrimin ushtarak të rregulluar, si dhe kërkesën për shërbimin vullnetar ushtarak, të cilën deri tani mund ta merrnin vetëm në zyrat e qendrave rajonale të mbrojtjes.

Në faqen e internetit sipas Rregullores së re, janë publikuar vegza speciale që ju lidhin me Ligjet, Udhëzimet dhe personave për kontakt për përdorimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, mbrojtje të “informatorëve”, si dhe arritëm ta vëmë në funksion edhe një numër telefoni pa pagesë si një linjë për raportimin e korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM-në, dhe do të sigurojmë edhe më tej që kushtet kurrë nuk do të ndërpriten, si ka ndodhur në periudhën e kaluar.

Për vendosjen e transparencës së ministrisë dëshirojmë të faleminderojmë shumë organizata joqeveritare, ekspertë, që në vitet e fundit kanë folë shumë, kanë analizuar dhe dhënë rekomandime qeverisë dhe institucioneve të jenë më të hapura dhe të jenë të përgjegjshme ndaj të gjithë qytetarëve. Ne kemi përdorur një pjesë të rekomandimeve të tyre dhe unë do të doja të përfitoj nga ky rast për të ftuar ata që të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë të bëjnë presion dhe të japin këshilla. Unë vetëm mund të them se Ministria e Mbrojtjes gjithmonë do të kemi vesh që këto këshilla të mira t;i pranojmë dhe, si e shihni sot, të njëjtat ti zbatojmë në praktikë. Ky lloj bashkëpunimi është i nevojshëm dhe i mirëpritur nga ne, dhe poashtu do të inicojmë bashkëpunimine që praktikisht çdo të dhënë që s’është e arsyeshme ta klasifikojmë, ta bëjmë të lehtë dhe të arritshme për publikun.

Është shumë e qartë se në kuadër NATO-s, që e kemi qëllim strategjik për t’u bërë anëtare, përgjithësisht pranohet se korrupsioni minon qeverisjen e mirë. Korrupsioni është një rrezik sigurie për stabilitetin e të gjithë zonës euroatlantike dhe prandaj parimet e transparencës, llogaridhënies dhe disponueshma tek integriteti konsiderohen si argumente kryesore në favor të anëtarësimit tonë në Aleancën e NATO-s. Kjo është vetëm një arsye tjetër për të treguar se Maqedonia jo vetëm flet për anëtarësimin në NATO, por për çdo ditë me ndryshimet përmes reformave dhe me hapa konkretë i afrohet aleancës së NATO-s.

Ju falemnderit për vëmendjen!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail