Zëvendëskryeministrat Shekerinska dhe Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov: E zgjidhëm problemin më të madh politik të jashtëm dhe kemi rrumbullakosur shtetësinë tonë, Maqedonia është nxjerrë nga izolimi – vazhdojmë drejt së ardhmes euroatlantike

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot u mbajt konferencë shtypi e përbashkët ku u drejtuan zëvendëskryeministrja e qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

„Për më pak se një vit kemi bërë një përparim që ofron mundësi për Maqedoninë dhe qytetarët tanë, kemi bërë ndryshime që janë vërejtur nga e gjithë bota. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë, por ne bëmë lëvizje dhe siguruam për Maqedoninë vendin në tryezën e NATO-s “, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska dhe shprehu kënaqësinë për suksesin e votimit mbi ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

„Anëtarësimi në NATO që bëhet sa më i sigurtë është garanca më e fuqishme për stabilitet, siguri për paprekshmërinë e kufijve, ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë, porn ë të njëjtën kohë jep garanca për të gjithë investitorët e tanishëm dhe të ardhshëm nga vendi dhe nga jashtë dhe është një politikë e vërtetë se sin ë Maqedoni të krijojmë më shumë vende pune dhe më mirë të paguara”, tha Shekerinska dhe paraljamëroi se prej sot i gjithë fokusi i qeverisë do të drejtohet në reformat e brendshme, drejt parimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, ritjes ekonomike, sigurisë së shtuar sociale.

„Treguam se kur fokusohemi dhe kur jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka që është në fuqinë tonë për të zgjidhur një çështje dhe të sigurojmë mundësi për shtetin, shumë shpejtë arrijmë të japim rezultate. Tani me të njëjtin fokus, të njëjtën energji dhe përqendrim, ne zotohemi për këtë agjendë të rëndësishëm të brendshëm që do të thotë një jetë më të mirë dhe më shumë mundësi sidomos për të rinjtë. Pas 12 vjet të stagnimit të shkaktuara nga garnitura e mëparshme këto reforma kërkojnë kohë dhe përpjekje, sepse nuk flasin vetëm për reforma, por kemi nevojë në disa fusha të ndryshojmë gjërat nga rrënja. Për të shkatërruar diçka nuk ju duhet as mencuri, as kohë e as njohuri, por për të krijuar diçka përsëri duhen njohuri dhe përvojë, kohë, guxim dhe durim. Me hapin e fundit, Maqedonia hapi dyert e saj për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Sot është momenti i duhur t’ju shprehim mirënjohje të gjithë atyre që e arritën këtë dhe ndihmuan Maqedoninë për të bërë këtë lëvizje – qytetarët e Maqedonisë, por sidomos deputetët në Kuvend të cilët me të vërtetë interesat e shtetit i vunë në radhë të parë”.

Në pjesën e Mbrojtjes, Shekerinska tha se me Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes dhe reformat në Armatë dhe në Mbrojtje, tashmë kemi dëshmuar se atë që paralajmërojmë edhe e bëjmë, ndërsa në periudhën që vjen fokusi do të vihet në modernizimin e Armatës, në sigurimin e kuadrove tona ushtarake të cilët do të zënë vend në kuadër të Aleancës.

„Lajmet e mira nga Maqedonia kanë ndikuar edhe tek aleatët tanë. Presim edhe nga anbay ynë edhe nga aleatët një agjendë vërtetë të shpejtë dhe ambicioze për aderimin tonë në Aleancë. Kur aleatët shohin vendosmërinë dhe guximin tuaj, se mbani fjalën dhe atë që paralajmëroni edhe e kryeni, edhe ata bëhen më ambicioz. Prandaj, qeveria dhe ministria tashmë përgatiten me cilat kapacitete do të ulemi në këtë tryezë me forcat aleate. Në atë tryezë ço votë llogaritet, në këtë tryezë vendi ynë do të vendosë bashkë me forcat më të fuqishme ushtarake në botë si aleat, si anëtar dhe si njëri nga tridhjetët”, tha ministrja dhe kujtoi se simbolika e vitit 2019 – vit kur NATO festoon përvjetorin e 70-të ndërsa Maqedonia ulet në tryezën aleate.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes së këtij kontesti shumë dekadësh mbi fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikën e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

„Arritëm një sukses historik. Të gjithë së bashku, politikanët, ligjvënësit, institucionet, mediat, qytetarët, maqedonasit dhe shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët dhe boshnjakët, të gjithë qytetarët që e ndiejnë këtë vend si të tyre, të cilët dëshirojnë përparim, prosperitet, të qëndrueshme dhe të sigurt për fëmijët tanë”, theksoi Osmani në fillim të fjalimit të tij, duke iu referuar mundësisë së ardhmes euroatlantike të vendit pas ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

„Suksesi i Maqedonisë dhe Greqisë për të mbyllur çështjet e pazgjidhura, suksesi i Marrëveshjes së Prespës, paraqet një nxitje, paraqet një shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor se si për ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët, si përmes kompromisit, përmes bisedave dhe qasjes pozitive mbyllen çështjet e hapura”, tha Osmani, duke i dërguar mesazh për fqinjët – Kosovën dhe Serbinë, duke i ftuar ata që të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë për të hapur dhe zgjeruar horizontet e tyre politike, dhe për të krijuar një mundësi për kompromis politik, i cili do të jetë një sukses për të gjithë rajonin.

Në fund Osmani bëri thirrje gjithashtu për ndërtimin e unitetit për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit të gjitha elitave politike dhe shoqërore.

„Pajtimi i jashtëm, integrimi i jashtëm, nuk do të jetë i plotë pa siguruar integrim të brendshëm, pa dhënë mundësi për pajtim të brendshëm; pa ndërtuar një unitet politik dhe shoqëror për të ardhmen e vendit tonë, i cili do të sigurojë një të ardhme evropiane dhe euroatlantike për Republikën e Maqedonisë Veriore”, rrumbullakosën Osmani.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij u ndal në tre pika kryesore, thelbin e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje të politikës së jashtme të disa dekadave, domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj për vendin tonë dhe rëndësinë e aspiratave tona për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se çfarë lloj politike të jashtme manifestojmë përmes këtij procesi.

Ai kujtoi se në vitin 1993 kur hymë në Kombet e Bashkuara morrëm për obligim nga Këshilli i Sigurimit për të kapërcyer mosmarrëveshjen e emrit me Republikën e Greqisë, dhe në këtë kuptim ministri Dimitrov theksoi se ne kemi zgjidhur problemin më të madh të politikës së jashtme që na ka mbyllur derën tonë për përparim dhe na ka çuar prapa.

„Kemi zgjidhur problemin më të madh të politikës së jashtme që, si një gur mbi supe, ka peshuar që nga fillimi i pavarësisë sonë. I hapim dyert kah e ardhmja, marrim përgjegjësinë, rrumbullakuam shtetësinë tonë, mbrojtëm identitetin dhe siguruam një të ardhme të sigurtë për brezat tanë të ardhshëm”, tha ministri Nikola Dimitrov dhe shtoi se tani është koha për të kapur trenin për BE dhe të përshtatemi me kontekstin në rajon, në Evropë dhe në botë.

„Kemi arritur të dëshmojmë se në pjesën tonë të Evropës Juglindore mund të zbatojmë vlerat evropiane në vepër. Le të punojmë me besim, të punojmë për të kuptuar, të trajtojmë problemet e vështira disadekadëshe, t’i zgjidhim ato. Praktikisht kjo do të thotë se kështu është formuar Bashkimi Evropian dhe prandaj thuhet në të gjitha urimet se ajo që kemi arritur është një frymëzim për të gjithë në BE. Nga fqinjët kemi bërë miq dhe aleatë,” theksoi ministri Dimitrov.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail