Jolevski në Manastir: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë duhet të jenë shembull për bashkëpunim rajonal

Republika e Turqisë i jep mbështetje të fuqishme Republikës së Maqedonisë që nga pavarësia e saj. Turqia na mbështet edhe në rrugën tonë të transformimit në kontribues të paqes globale dhe sigurisë dhe ngritjes në një partner të barabartë të NATO-s. Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski sot në Manastir në ceremoninë me rastin e shënimit të përvjetorit të përfundimit të arsimit ushtarak të Mustafa Qemal Ataturkut, ku gjithashtu u bë promovimi i publikimit “Marrëdhëniet Turko-Maqedonase Përmes Historisë.”

Ministri Jolevski tha se historia e përbashkët jep shembuj të shumtë të ndritshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë, të cilat janë baza mbi të cilën është ndërtuar partneriteti strategjik mes dy vendeve. “Turqia është një vend i cili i pari dërgoi atasheun ushtarak në vend, i pari ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, i pari vend që pranoi oficerë nga Republika e Maqedonisë në mësim dhe i pari që ka ndihmuar pajisimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Turqia është një nga donatorët më të mëdhenj të pajisjeve për ushtrinë,” kujtoi Jolevski. Sot, bashkëpunimi me Turqinë është më intensive në fushën e trajnimit ushtarak dhe arsimit, janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në industrinë ushtarake, dhe të dy vendet kanë aktivitete të përbashkëta në misionin ndërkombëtar “Resolute Support” në Afganistan.

Publikimi i cili u promovua sot është një projekt i përbashkët i dy ministrive i filluar në vitin 2010. Më shumë se 600 faqe, në dy vëllime dhe në tri gjuhë – maqedonase, turke dhe angleze, botimi përmban punime shkencore nga 14 profesorë prej dy vendeve. Publikimi përfshin artikuj për turqit në Maqedoni, identitetin maqedonas, bashkëpunim mes të krishterëve dhe myslimanëve, planet reformuese osmane në trashëgiminë kulturore të Maqedonisë në Maqedoni nga periudha osmane dhe shumë tjera. Vepra përfshin edhe artikuj që përqendrohen në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes nga viti 1991.

Ceremonia u ndoq nga zëvendës ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoni, Zeynep Gunduz, gjeneral brigade Sulejman Ertizman, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Muhamet Racaj dhe personalitete të tjera.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail