Promovim i librit „Maqedonasja“ nga Hans Erke në gjuhën maqedonase

Me promovimin e romanit „Maqedonisja – Libri për Frontin Ballkanik” nga autori gjerman Hans Erke në gjuhën maqedonase, ne japim kontribut për zgjerimin e korpusit të shumë veprave letrare dhe shkencore nga autorë gjerman të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë dhe janë qartësisht të identifikueshme përmes “Studimeve të Maqedonisë” qartë të shprehura dhe në njohjen e Maqedonisë dhe maqedonasve, veçanërisht në Luftën e Parë Botërore, tha ministri Zoran Jolevski në promovimin e këtij të përkthimi të rëndësishëm në Portën “Maqedonia”.

Ky roman përshkruan jetën e ushtarëve gjermanë në Luftën e Parë Botërore që të cilët nga fronti perëndimor drejtohen kah fronti në Maqedoni, dhe pasqyron realitetin ku vendi është përshkruar si Maqedoni, luftimi bëhet në “kufijtë maqedonas” dhe “qytete maqedonase,” ushtarët njoftohen me “fshatar dhe fshatare maqedonase,” ndërsa “maqedonasit” dhe “maqedonaset” vallëzojnë dhe këndojnë “valle dhe këngë maqedonase.”
Në fjalën e tij ministri tha se botimi i librit në gjuhën maqedonase është fryt i bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe është pjesë e kremtimit të përbashkët të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe vuajtjet dhe sakrificat e përbashkëta të të gjitha kombeve. Në Luftën e Parë Botërore u vranë më shumë se 10 milion njerëz, rreth 20 milionë u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes përmes Muzeut Ushtarak kryen hulumtime të rregullta të historisë ushtarake të Maqedonisë, me vëmendje të veçantë ndaj ngjarjeve, personaliteteve dhe veprave që afirmojnë vlerat kombëtare të Maqedonisë dhe maqedonasve. Për ne, rëndësi të veçantë është njohja e ndërsjellë e popullit maqedonas dhe gjerman të shprehur nëpërmjet kontakteve dhe marrëdhënieve në të kaluarën që janë baza për ndërtimin e miqësisë së sotme dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, e sidomos në mbrojtje.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail