Shekerinska 26 nëntogerëve të sapopranuar në ARM dhe brezit të ri të kadetëve në Akademinë Ushtarake: Ju jeni liderë të ardhshëm të armatës!

Me ceremoninë në Akademinë Ushtarake sot, u promovuan 26 nëntogerë në ARM, dhe u betuan 25 kadetë të rinj që filluan arsimin e tyre ushtarak. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalën e saj i përgëzoi nëntogerët e promovuar dhe kadetët e sapopranuar,i porositi se ata janë udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë dhe se po hyjnë në një institucion që me të drejtë gëzon besimin më të lartë midis qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

„JKu jeni liderët e ardhshëm të armatës të cilët do ta ngrejnë Armatën e Republikës së Maqedonisë në një nivel edhe më të lartë, të cilët do të arrijnë të mbajnë hap me rrjedhat dhe stabdardet bashkëkohore në politikat e mbrojtjes”, tha ministrja Shekerinska. Ajo shprehu kënaqësinë që në secilin brez të kadetëve ka numër sa më të madh që i përkasin gjinisë femërore, që siç tha ajo, dëshmon se Maqedonia dhe Armata ndryshojnë drejt së mirës, duke krijuar mundësi dhe duke hapur dyert për të gjithë, edhe në profesione që gjatë kohë janë menduar të jenë për mashkuj vetëm.

Ministrja theksoi se Maqedonia bën hapat e fundit nga maratona 27 vjeçare në rrugëtimin drejt NATO-s dhe shtoi se ky përkushtim dhe përcaktim i vazhdueshëm për të cilën kanë punuar mijëra pjesëtarë të ARM-së meriton të kurrorëzohet dhe Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

„Mbrëmë u ktheva nga Brukseli ku gjithashtu morra pjesë në një fillim të ri почеток… Pata nderin dhe kënaqësinë të përfaqësoj Republikën e Maqedonisë në hapjen e një faze të re të marrëdhënieve tona me NATO-n – fillimin e bisedimeve për pranim… Anëtarësimi në NATO do të thotë mundësi për Maqedoninë të ndërtojë një të ardhme të sigurtë dhe ekonomikisht prosperuese. Mirëpo, për këta oficerë të rinj dhe këta kadetë të rinj, anëtarësimi në NATO do të thotë mundësi të punojnë, të përparojnë, të shkollohen si pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike në botë. Prandaj, si që j’ua kemi borxh paraardhësve tanë, ashtu edhe këtyre brezave të rinj, të bëjmë çmos që ta arrijmë këtë qëllim strategjik të atdheut tonë”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ndjehen së pari nga pjesëtarët e ARM-së. “Qëllimi ynë strategjik na ka bërë që këtë vit të rrisim buxhetin për 15 për qind, të rrisim pagat e të gjithë pjesëtarëve të Armatës me 10 për qind, të sigurojmë pagesat, në mënyrë të rregullt dhe ligjore për të gjitha të drejtat e marrëveshjeve kolektive, e shpërblimeve jubilare dhe kujdestarive. Ky detyrim na çoi në qëllimin tonë këtë vit për të siguruar çizme dhe uniforma për secilin pjesëtar të ARM-së, por gjithashtu për të ofruar kushte për modernizimin e vërtetë të Armatës sonë”, tha Shekerinska.

Në Akademinë Ushtarake sot u promovuan në nëntogerët dy kadetë femra nga Mali i Zi, si dhe një vajzë kadete ga Kosova, ndërsa betimin e dhanë 4 kadetë të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, 3 nga Mali i Zi dhe 1 nga Kosova.

„Mali i Zi, i cili tashmë është anëtar i NATO-s, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, përsëri i dërgojnë kadetët e tyre dhe na besojnë ata për shkollim, duke krijuar përshtypjen e Akademisë sonë Ushtarake si një institucion arsimor i respektueshëm që krijon oficerë sipas standardeve vërtet të larta “, tha ministrja.

Duke folur për hapat e ardhshëm në zhvillimin e Akademisë Ushtarake, ministrja theksoi se me ndihmën e ekipit të NATO-s për përmirësimin e procesit të edukimit ushtarak, punohet me dinamikë të përshpejtuar për modernizimin e plotë të programit dhe planeve për përgatitje.

„Në përputhje me sfidat e reja të shoqërisë moderne në fushën e sigurisë kibernetike dhe të mbrojtjes, ky vit akademik filloi studimet pasuniversitare në programin “Siguria Kibernetike dhe Forenzika Digjitale” në Akademinë Ushtarake. Aktualisht, 30 studente janë duke studiuar në këto studime master, dhe brenda Akademisë mendojmë si të vjemë theks më të madh në këto sfida moderne, risqe moderne dhe mënyrave të reja për t’u marrë me to”, përfundoi ministrja.

Dekani i Akademisë Ushtarake, koloneli Orce Popovski, tha se dhënia e betimit është gjëja më e shenjtë që çdo oficer duhet t’a ruajë dhe t’i përmbahet.

„Ju sapo keni dhënë fjalën se do me disciplinë, ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi të kryeji të gjitha obligimet dhe detyrat. Ju u betuat se do të mbroni lirinë, territorin dhe sovranitetin e atdheut tonë – Republikës së Maqedonisë. Kjo është diçka që duhet të mbani mend dhe ta keni para jush çdo ditë gjatë arsimimit tuaj në Akademinë Ushtarake”, tha koloneli Popovski.

Ministrja Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski dhe gjenerali Koteski, si përfaqësues nga kabineti i presidentit dhanë dhurata për tre kadetët e parë të brezit të 18-të të Akademisë, Bojan Miklos, Damjan Janevski dhe Neda Volçeva.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail