Pjesëtare e parë e ARM-së, e emëruar si komandant kompanie të mekanizuar të këmbësorisë

Në brigadën e parë të mekanizuar këmbësorike, për herë të parë, detyra e një komandanti të një kompanie të mekanizuar të këmbësorisë do të kryhet nga një pjesëtare e Armatës së Republikës së Maqedonisë e gjinisë femërore .

Me pranimin e sotëm të detyrës së komandantit të kompanisë së parë në batalionin e parë të mekanizuar të këmbësorisë (1 / 1.bmk), toger Aleksandra Boshkovska u bë pjesëtare e parë, në 26 vjetorin e ARM-së, e cila do të komandojë një njësi luftarake.

Në ceremoninë e sotme ushtarake, togerja Aleksandra, e cili deri më tani ka shërbyer si komandante e një togu, mori postin e komandantit të 1/1bmk nga major Milkovski Sinisha, i cili merr detyrë më të lartë në selinë e 1.bmk.

Toger Aleksandra Boshkovska ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Shkup në vitin 2014, togu me të cilin komandoi dhe punoi, në vitin 2016 gjatë kremtimit të ditës së njësisë dhe në bazë të kritereve dhe procedurave të brendshme të zbatuara u zgjodh si togu më i mirë i batalionit dhe fitoi kupën dhe një flamur si njësia më e mirë.

Në periudhën nga 20 prill 2018 deri më 11 maj 2018, togerja Aleksandra Boshkovska udhëhoqi togun që mori pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2018″ në Izmir të Republikës së Turqisë, për pjesëmarrjen e të cilëve organizatori shprehu lëvdata të shumta.

Me marrjen ceremoniale të flamurit të kompanisë, toger Aleksandra Boshkovska u obligua për të kryer detyrën e saj në mënyrë profesionale dhe bujare, njëjtë si detyrën që la pas.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail