Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes për emisionin “Blic” nga Ljupce Zlatev, transmetuar në Alfa TV më 7 maj 2018 në orën 22.45

Ministria e Mbrojtjes iu kushton vëmendje të pavërtetave që u transmetuan mbrëmë në emisionin “Blic” të Alfa TV. Emisioni është bërë pa respektuar rregullat themelore gazetareske, e kjo nënkupton të kërkohet qëndrim nga pala e dytë dhe të verifikohen të dhënat, dhe përplotë me lajme të rreme dhe spekulime, pa përpjekjen më të vogël të kontrollohen informatat para se të lëshohen në etër, duke shkaktuar dëm ndaj shtetit dhe duke qenë kundër postulatit bazë të profesionit të gazetarisë – objektivitetit. Para transmetimit të emisionit, autori i saj nuk iu drejtua Ministrisë për një kontroll elementar mbi spekulimet e tij.

1. Kolonel Goran Vasilevski nuk është në asnjë lloj marrëdhëniedhe as nuk njohet me shefin e ushtrisë serbe të cilin e me përmendni dhe me të cilin ai ka vetëm mbiemrin e njëjtë. Insinuatat tuaja mund të dëmtojnë bashkëpunimin e vendosur midis dy ushtrive. Vasilevski ka një vëlla të ndjerë dhe ky informacion i pasaktë ka mërzitur familjen dhe babain e tij, i cili është në moshë të vjetër.

2. Zdravevski, i paraqiti rrejshëm ata si njerëz në marrëdhëniet kumbare me Vasilevskin. Kjo nuk është e vërtetë.

3. Është absurde dhe tendencioze insistimi i autori të emisionit që Vasilevski ka kryer vetë kontrollin e sigurisë. Për këtë çështje, ministria është deklaruar edhe më parë, por kjo nuk është marrë parasysh në këtë emision.

4. Vasilevski është autori i punimit “Përfshirja e grave në krijimin dhe zbatimin e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë në botë dhe në Republikën e Maqedonisë”, e prezantuar në një konferencë, gjë që nëse e dinit do mund ta kishit marrë parasysh para se ta akuzonit për seksizëm.

5. Procedura për kolonelin që përmendni nuk është ndalur por është mbaruar, dhe komisioni ka konstatuar se ai është kthyer nga Afganistani pa një vendim ligjor formal dhe pa shpjegim. Ky informacion ishte në dispozicion të medias, si që do të ishte në dispozicion edhe për ju pot a kishit kërkuar.

6. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shpallur publikisht shpenzimet e ministrave, deputetëve dhe sekretarëve të shtetit, dhe se informacioni është në dispozicion të publikut për gazetarët investigativë. Nëse shihni këto të dhëna, do të vëreni se një qindarkë e vetme nuk është shpenzuar për Sekretarin e Shtetit në Uashington – shpenzimi është në kurriz të organizuesit të udhëtimit në të cilin është ftuar Sekretari i Shtetit. Prandaj pohimi juaj se janë shpenzuar para për qytetarëve është gënjeshtër, si dhe pamjet që janë nga një tjetër hotel shumë më luksoz në të cilin Nikoliq nuk ka qëndruar.

Ky është vetëm një ilustrim i gënjeshtrave flagrante të emituara në Blic. Ne nuk do të lejojmë që ky lloj informacioni i rremë i papërgjegjshëm të dëmtojë proceset e reformës në ministrinë dhe ushtrinë, të cilat synojnë të riparojnë kushtet e neglizhuara në 10 vitet e fundit dhe të shkelin pozitën e re të Maqedonisë si një partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, pas 10 viteve sërish me mbështetje të partnerëve strategjik për anëtarësimin e merituar në NATO.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail