Forcohet bashkëpunimi i mbrojtjes midis Maqedonisë dhe Bullgarisë: Takim Nikoliq-Nalbantov

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Sekretari i Shtetit Dragan Nikoliq u takua me kreun e kabinetit politik të Ministrisë bullgare të Mbrojtjes, Ilija Nalbantov.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e tanishëm dhe të ardhshëm dypalësh dhe u nënshkrua një Protokoll për trajnimin e personelit të aviacionit ushtarak të dy ushtrive, sipas të cilit do të realizohet trajnim i ekuipazheve të helikopterëve në kapacitetet e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së Republikës së Bullgarisë.

Bashkëpunimi intensiv midis dy ministrive është një shembull i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve, marrëdhëniet e bazuara në fqinjësi të mirë, respektim të ndërsjellë dhe mbështetje për stabilitetin rajonal, prosperitetin dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail