Shekerinska dhe Gjurçinovski në takime me komandantin e Komandës së NATO-s në Napoli, admiralin Fogo: Jemi te bindur se në vitin 2019 Maqedonia do të zë vend në tavolinë me aleatët e tjerë të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të ARM-së gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski u takuan sot me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Forcave Aleate në Napoli, admiralin James Fogo, i ndodhet për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Shekerinska theksoi bashkëpunimin e gjatë midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së dhe Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli e cila kontriboi që Maqedonia të jetë gati për t’u bërë shteti i 30-të anëtar i NATO-s.

„Ne jemi të bindur se në fillim të vitit 2019, Maqedonia do të jetë në tryezë së bashku me të gjithë aleatët, shtete-anëtare në aleancë dhe më pas, përmes një procesi të ratifikuar me sukses do të jemi anëtari i 30 i Aleancës së NATO-s “, tha Shekerinska dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e Komandës së Përbashkët në Napoli dhe Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të Armatës.

„Sikur në komandën përgjegjëse për forcat e NATO-s në Kosovë, KFOR, mund të porosis se Maqedonia me përkushtimin e njëjtë si edhe deri tani do të vazhdojë të jep mbështetje të plotë. Sikur në takimin, edhe këtu do ta përsëris gatishmërinë tonë për të filluar me mbështetjen operative të forcave të KFOR-it me oficerë shtabesh të ARM-së. Këtë e shohim si një mundësi për kontribut ndaj NATO-s dhe si një mundësi për të p[asuaruar bashkëpunimin tonë rajonjal”, tha ministrja Shekerinska pas takimit. Ajo shtoi se Maqedonia vazhdon dhe përforcon praninë dhe pjesëmarrjen e saj në misionin „Mbështetje e Vendosur” në Afganistan, sepse besojmë fuqishëm në vlerat e Aleancës, e kjo nënkupton se paqja, stabiliteti dhe siguria në botë, ndikojnë pozitivisht në secilin vend, në Maqedoni, në Evropë.

Komandanti i Komandës së Përbashkët në Napoli theksoi se NATO e vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm që shteti ka bërë në periudhën e kaluar dhe tha se ka ardhur koha që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës. Admirali Fogo shtoi se anëtarët e NATO-s janë të angazhuar për mbrojtje dhe siguri kolektive që do të promovojnë stabilitetin e Maqedonisë. Ai vuri në dukje se Zyra Ndërlidhëse e NATO-s, si dhe Komanda e Napolit do të vazhdojnë të mbështesin vendin dhe ushtrinë në përpjekjet për reformat në fushën e mbrojtjes.

Reputacioni i forcave tuaja është me të vërtetë në një nivel të lakmueshëm dhe është gjithnjë mirë të jeni pjesë e operacioneve dhe misioneve tona, tha admirali për pjesëtarëve e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ai falënderoi për kontributin profesional të forcave të ARM-së në Afganistan dhe shprehu kënaqësi që Maqedonia po konsideron rritjen e kontributit të saj në këtë vend.

Ministrja Shekerinska, duke iu referuar rezultateve në reformat demokratike dhe të mbrojtjes, vuri në dukje se Maqedonia dhe qytetarët, ndonëse përballen me sfida serioze, treguan se duan të jetojnë në një vend demokratik, të lirë, stabil dhe të begatë.

„Maqedonia u quajt rrezja e vetme e shpresës në Evropë këtë vit, sepse me guxim dhe vendosmëri vendosëm të merreshin me problemet … Me vendime të mençura dhe të guximshme ne vazhdojmë rrugën drejt NATO-s, e cila tani është më afër se kurrë pranë përfundimit”, tha Shekerinska. Ajo shtoi se ftesa e këtij viti në samitin e NATO-s, bisedimet e pranuara dhe të përfunduara me sukses treguan se Maqedonia di, ajo mundet dhe është e vendosur të përmbushë qëllimet e saj strategjike.

Shekerinska tha se Maqedonia ka tregua mençuri edhe në reformat mbrojtëse – kemi ritur buxhetin e mbrojtjes në vitin 2018, dhe këtë e bëjmë edhe për vitin 2019, me sukses kemi përfunduar Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes dhe tashmë kemi filluar me implementimin.

Gjatë takimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski me admiralin James Fogo u konfirmua bashkëpunimi i deritanishëm me Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, ku u bisedua edhe për pjesëmarrjen dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të ARM-së në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan, si dhe për përdorimin e kapaciteteve të Poligonit Ushtarak në Krivolak.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail