Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska shperbleu pjesëtarët e Batalionit për Nderime, me rastin e Ditës së Njësisë

Me rastin e Ditës së Batalionit për Nderime, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska shperbleu pjesëtarët e njësisë për punën e kryer, rezultater e arritura dhe raportet profesionale gjatë kryerjes së detyrave. Urdhëri për shpërblimet u lexua në ceremoninë e sotme solemne gjatë ndërimit të flamurit shtetëror para Qeverisë së republikës së Maqedonisë, përmes së cilës Batalioni për Nderime shënoi Ditën e Njësisë, 11 nëntorin. Ceremonia solemne e ndërrimit të flamurit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u krye në prani të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila përshëndeti dhe i uroi gardistët e ARM-së.

Këtë vit, Batalioni për Nderime shënoi Ditën e Njësisë më 11 nëntor në punë. Përveç ceremonive për ndërimin e flamurit kombëtar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe para rezidencës së Presidentit të Republikës, pjesëtarët e batalionit organiziuan më shumë ngjarje si promovimin shpatës së parë oficere të Maqedonisë, promovimin e librit Garda e Nderit nga Mr. Ivan Atanasovski, aksion dhurimi gjaku në SPQ “8 Shtatori”, për herë të dytë u realizuan lojërat e gardës në kazermat Ilinden, ndërsa një delegacion nga Batalioni është planifikuar të vizitojë klinikën e fëmijëve në qendrën Klinike, ku do t’ju dëshirojnë shërim të shpejtë fëmijëve, do të ndajnë dhurata modeste dhe do përcjellin përshëndetjet nga të gjitha gardistët.

Dita e njësisë këtë vit përkon me 75 vjetorin e krijimit të brigadës së famshme, Brigada e Parë Sulmuese Maqedonaso – Kosovare traditat e së cilës i vazhdon Batalionin për Nderime.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail