Ministrja Shekerinska në konferencë në Bruksel: Maqedonia meritoi të nis bisedimet me BE-në

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Bruksel morri pjesë në një konferencë mbi marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kushtuar zgjerimit të Bashkimit, integrimit dhe sfidave të transformimit të vendeve të rajonit. Në samit, ministrja Shekerinska foli në sesionin e parë me titull “BE-Ballkani Perëndimor: Ende e Komplikuar”.

Duke folur para të pranishmive Shekerinska tha se në politikën në rajon për shumë kohë është përdorur arsyetimi se çështjet janë të komplikuara. “Ky ishte rasti me marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe Bullgarinë, por në vend që të arsyetohemi se është e komplikuar, punuam për të ndryshuar gjendjen e status quo-së. Ne arritëm të zgjidhim mosmarrëveshjen 30-vjeçare përmes udhëheqjes dhe guximit nga të dyja palët, “tha ministrja.

„Këtë verë, jo vetëm që e përfunduam marrëveshjen me Greqinë, por edhe e ratifikuam atë në Kuvendin tonë, ne jemi duke kapërcyer pengesën e dytë të zbatimit të saj. Kuvendi tashmë ka votuar për ndryshimet kushtetuese në dy raste. Kemi bërë përpjekje për të zbatuar një proces të suksesshëm dhe ne jemi të vendosur të kemi një fund të suksesshëm”, theksoi ministrja Shekerinska.

Ministrja theksoi se anëtarësimi në BE nuk është vetëm për të plotësuar kolonat për kushtet e kërkuara, por në të vërtetë transformimin e shoqërisë. “Transformimi i vërtetë në shumicën e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u zhvillua gjatë procesit të pranimit. Pra, ajo që Maqedonia dëshiron është të fillojë procesin e negociatave,” theksoi ajo.
Gjatë vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pati një darkë pune së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ambasadorët e NATO-s dhe nesër do të mbahet një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë Politikë, Federica Mogherini. Në takim do të bëhet një seksion i situatës në proceset e integrimit evropian dhe çështjet aktuale në vend.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail