Shekerinska në takim të Vitit të Ri me familjet e paqeruajtësve të ARM-së në Afganistan, Liban dhe BeH: Jini krenar me të dashurit tuaj!

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski, u takuan me familjet e pjesëtarëve të ARM-së të cilët aktualisht janë pjesë e misioneve të NATO-s, OKB-së dhe BE-së në Afganistan, Liban dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa u vendos edhe video lidhje me paqeruajtësit maqedonas në këto misione.

„Ky vit ishte shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, Ministrinë dhe Armatën. Ne kemi pasur një numër të madh takimesh, dhe për herë të parë në historinë tonë ndodhi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dy herë të vizitojë Maqedoninë … Por në qoftë se analizojmë të gjitha takimet që kam pasur nderin të kem si një ministër, përshtypjen më të madhe më ka lënë vizita tek të dashurit tuaj në Kabul, ndërsa takimi në të cilin ne të gjithë jemi ndoshta me të emocionuar është sot, ku shumë konkretisht e shohin se sa rrezikojnë dhe nga çka heqin dorë të dashurit tuaj”, tha ministrja Shekerinska para familjeve të paqeruajtësve.

Shekerinska theksoi se familjet e paqeruajtësve në Armatë dhe Ministri do të kenë gjithmonë adresë dhe njerëz ku do të mund të mbështeten.

„Qendrat për tranzicion që tashmë ekzistojnë në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, do të bëjmë të jena qendra për mbështetjen e të gjitha familjeve, kështu që sot kur do të përmbyllet pjesa e bukur, do të vazhdojë pjesa e dobishme e takimit ku do të diskutojmë me kolegët nga Ministria dhe ARM, si familjet të ndihmohen më shumë përderisa të afërmit tjuaj ndodhen në mision. Ne jemi të vetëdijshëm që një baba ose nënë, burrë, grua, djalë apo vajzë të mund të kryejë në mënyrë të sigurtë një punë shumë të vështirë, gjëja e parë ku mund ta ndihmojmë është që të mos mërzitet për të dashurit e vet”, tha Shekerinska.

Gjeneral Gjurçinovski shprehu mirënjohje për paqeruajtësit maqedonas për profesionalizmin e tyre dhe rezultatet e arritura në misionet paqeruajtëse. “Vazhdoni me dinjitet dhe motivim për të përfaqësuar interesat e vendit tonë dhe jini krenar për këtë moment historik kur Republika e Maqedonisë ndodhet në pragun e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM.

Përmes video lidhjes, përfaqësuesi më i vjetër i kontigjentit maqedonas në Afganistan, kolonel Ljupço Jovanovski tha se të gjithë ushtarët e ARM-së në misionin “Mbështetje e Vendosur” janë të shëndetshëm dhe të gjallë dhe të lumtur që kanë mundësinë të shohin të dashurit e tyre. Kolonel Jovanovski dhe paqeruajtësit e ARM-së në Liban dhe BeH, Major Atilla Ago dhe Major Marijan Zlatanovski përgëzuan vitin e ri dhe festat e ardhshme familjeve dhe të gjithë paqeruajtësve në misionet në Afganistan, Liban dhe Bosnje dhe Herzegovinë.

Pas takimit, ekspertë nga Ministria dhe Armata diskutuan me familjet e paqeruajtësve, u dhanë mbështetje në pjesën e funksionimit të familjes në mungesë të një prindi, si dhe bashkimin familjar pasi paqeruajtësit kthehen nga misioni paqeruajtës dhe paraqitën. Gjithashtu u prezantua edhe rregullorja për mënyrën e kujdesit për familjet e personelit ushtarak dhe civil të dërguar në aktivitete jashtë vendit tonë.

Më të rinjtë, fëmijët e paqeruajtësve, ishin të lumtur me praninë e Babagjyshit të Vitit të Ri, i cili shpërndau paketa të Vitit të Ri.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail