Shekerinska në Panelin e ЕCFR për Ballkanin Perëndimor në Paris: Maqedonia dhe BE nuk duhet ta humbasin mundësinë e tanishme

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Paris, merr pjesë në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Çështjet e Jashtme (ECFR), qëllimi i të cilit është të krijojë udhëzime për trajtimin e sfidave në politikën e jashtme evropiane.

Ministrja Shekerinska është politikanja e parë nga Republika e Maqedonisë e cila mori ftesë të jetë anëtare e kësaj “think tank” organizate evropiane me ndikim.

Në kuadër të takimit të ECFR kuadër të takimit u mbajt diskutim panel mbi Ballkanin Perëndimor dhe BE-në – „Ëestern Balkans: The EU and Great Poëer Competition“ ku Shekerinska u ndal në situatën në vend dhe rajon dhe në nevojën për integrimin e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrja Shekerinska tha se Franca ju nevojitet Maqedonisë dhe rajonit tani në këto momente. “Tani është momenti kur duhet të veprohet, sepse nëse e humbasim mundësinë mungon tani, kjo do të thotë një dekadë tjetër e humbur, jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën”, tha ajo.

Lidhur me kontestin me emrin Shekerinska tha se dy ministrat dolën me një kornizë të caktuar për kompromis dhe se qeveria është e vendosur të mos i ik këtij problemi.

„Ne besuam se zgjidhja e problemeve në shtëpi dhe me fqinjët është mënyra më e shkurtër për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kur së pari u nisëm në rrugën e BE-së, dëgjuam se Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian janë të rreptë, por të drejtë. Por ajo që po shohim sot është se Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian janë të rreptë, por të mbushura me dyshime “, tha ministrja Shekerinska. “Maqedonia nuk mund ta humbasë këtë mundësi, por shpresoj që edhe BE të mos e humbasë këtë mundësi. “Status quo” nuk është kurrë një opsion për Ballkanin Perëndimor. Ose do të shkojmë përpara ose do të rrotullohemi në vend me të njëjtat probleme,” shtoi ajo.

Ministrja tha se gjatë vitit të kaluar, qeveria ka bërë përparim në të tre fushat kryesore: lirinë në media, reformat në sektorin e inteligjencës dhe përgjimin e komunikimeve, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo shtoi se Komisioni Evropian vuri në dukje këtë përparim dhe pa se ka një udhëheqje politike në vend që dëshiron t’i japë fund të kaluarës
Ministrja theksoi se Qeveria gjatë periudhës së kaluar arriti progres në të tri fushat kyçe: në lirinë e medias, në reformat e sektorit të intelegjencës dhe ndjekjes së komunikimeve, sundimit të së drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit. Ajo shtoi se Komisioni Evropian shënoi këtë progres dhe vërejti se vendi ka udhëheqësi poltike e cila dëshiron të largohet nga e kaluara.

Në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor përveç ministres Shekerinska, folën edhe Mihael Rot, ministër shteti për Evropë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqipar Edi Rama.

Shekerinska u bë pjesë e ECFR në fillim të muajt prill të këtij viti, pas ftesës që iu dha nga ana e grupit tre anëtarësh bashkë udhëheqësish të me bordin e Këshillit, të kryesuar nga ish kryeministri suedez, Karl Bild. Këshilli Evropian për Punë të Jashtme (ECFOR) është njëra ndër think-tenk organizatat më me ndikim në Evropë për nxitjen e politikës së jashtme koherente dhe efikase të bazuar në vlera evropiane, njëherit paraqet edhe platformë për komunikim mes liderëve dhe shkëmbim idesh për politikën evropiane.
Në mbledhjen e Parisit, ministrja Shekerinska zhvilloi takim dhe bisedime me aktorë me ndikim të mendimit publik kushtuar Evropës dhe rolit të saj në botë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail