Shekerinska në punëtorinë e NATO-s për partneritetet ushtarake : Dëshmuam se Maqedonia bëri hapa të mëdhenj përpara, shpresojmë këtë ndryshim ta konfirmojnë dhe vlerësojnë vendet-anëtare të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, sot hapi punëtorinë e NATO-s për Partneritetet Ushtarake këtë vit të organizuar nga Republika e Maqedonisë, ku theksoi se ky është një konfirmim se Maqedonia është e vendosur të punojë, e udhëhequr nga vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare të NATO-s, vlerat në të cilat qytetarët e Maqedonisë besojnë fuqishëm, si drejtësia, liria dhe demokracia.
Punëtoria e Aleancës për partneritete ushtarake është një ngjarje qendrore çdo vit ku diskutohen nevojat dhe mënyrat për bashkëpunim të suksesshëm midis 41 partnerëve të NATO-s. Këtë vit, Maqedonia pret 180 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere.

Pas hapjes së seminarit, ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia ka detyra të rëndësishme për të përmbushur përpara takimit të Aleancës në Bruksel në korrik, por gjithashtu theksoi se shumica e kritikave të përmendura në samitët e mëparshëm më nuk konsiderohen si një dobësi për Maqedoninë.

„Dëshmuam se në fushën e reformave demokratike, në gjendjen me mediat, sundimin e ligjit, gjendjen në administratë dhe marrëdhëniet ndëretnike , Maqedonia vërtetë ka bërë hapa të mëdha përpara dhe kjo na jep të drejtën të shpresojmë në ndryshimin në Maqedoni, të verifikojnë, të konfirmojnë dhe vlerësojmë këtë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s”, tha ministrja. Ajo shtoi se bashkëpunimi i Maqedonisë me NATO-n, jo vetëm që lëviz me ritëm të shpejtë, por që nga fillimi i vitit, me hapa të konkret Maqedonia tregoi se është një partner në të cilin NATO mund të mbështetet. “Ne kemi rritur buxhetin e mbrojtjes, kemi rritur pagat e personelit ushtarak, kemi rritur pjesëmarrjen tonë në misionet që udhëheqen nga NATO-ja dhe paralajmëruam se nga mesi i këtij viti do të përfundojë momentin kyç i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes”, tha ministrja.

Shekerinska shprehu besimin se Aleanca e NATO-s do të njohë angazhimin kryesor dhe vullnetin e fortë politik të Qeverisë dhe shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë për të arritur prioritetin strategjik, që është anëtarësimi në Aleancën e NATO-s, i cili mbeti i pandryshuar edhe në momentet më të vështira dhe në krizat më të thella që Maqedonia kishte në të kaluarën.

Para zëvendës komandantit të Komandës Kryesore të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Sir James Everard dhe Zëvendës Shefi i Shtabit në Drejtorinë e partneriteteve ushtarake, gjeneral major Od Egil Pedersen, ministrja ka shprehur shpresën se qeveria gjatë ditës së sotme do të sjellë një vendim pozitiv për të plotësuar kontigjentin maqedonas në veri të Afganistanit, të udhëhequr nga Gjermania, me tre oficerë, për një periudhë prej 4 muajsh, dmth. gjatë periudhës së zgjedhjeve në këtë vend. “Kërkesa është bërë nga ministrja gjermanise e Mbrojtjes. Ne dëshmojmë se Maqedonia mund të marrë vendime në kohë dhe të funksionojë jo vetëm si partner, por edhe si anëtare e Aleancës së NATO-s. Jam e vetëdijshme se përshtypja brenda NATO-s është se pjesëmarrja jonë gjithmonë është konsideruar si një faktor shumë konstruktiv dhe shumë pozitiv në favor të anëtarësimit tonë në NATO “, shtoi ministrja.

Gjenerali Everard theksoi se ishte i impresionuar nga standardet profesionale të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe se ata e dëshmojnë këtë në kuadër të misionit të NATO-s.

Gjenerali Pedersen nga ana tjetër tha se për Drejtorinë kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit dhe se partneritetet janë baza për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët dhe miqtë.

Ministrja Shekerinska sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë gjithashtu zhvilloi një takim të veçantë me Zëvendës komandantin e Shtabit të Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjeneralin Everard.

Punëtoria disa ditore ku do të marrin pjesë 180 përfaqësues nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere, do të mbulojë më shumë tema – operacionet e drejtuara nga NATO dhe pjesëmarrja e partnerëve në këto operacione, harmonizimi i proceseve partnere, arsimi, trajnimet dhe stërvitjet. Pjesë e punëtorisë do të jetë prezantimi i 15 kapaciteteve arsimore të NATO-s dhe partnerëve, pjesë e të cilave janë edhe Qendra e Vetme Partneritare e NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun dhe Shkolla e NATO-s në Oberammergau.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail