Vizitë e ministres Shekerinska në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe takime me zyrtarë të lartë

Ministrja Shekerinska në Bruksel zhvilloi takim në shtabin e NATO-s në Bruksel gjatë së cilës realizoi takime të ndara me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë, Alehandro Alvargonzalez dhe me ndihmës sekretarin e NATO-s për politikë të sigurisë dhe të planifikimit, Hajnrih Braus.

Në bisedimet me zyrtarë të NATO-s, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi proceset aktuale në Republikën e Maqedonisë – Zbatimin e Planit 3-6-9 të Qeverisë dhe mbi fokusin e reformave në gjyqësor, inteligjencë dhe shërbimet e sigurisë, lirinë e mediave dhe transparencë, si dhe proceset e reformës në mbrojtje. Të dy bashkëbiseduesit dhanë mbështetje të fuqishme për qeverinë e reformuar të Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjet e saj për të përmbushur kriteret e nevojshme në proceset e integrimit euroatlantik.

Takimet u mbajtën në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në misionin “Mbështetje e Vendeosur”, e cila u mbajt dje. Në këtë takim, ministrja Shekerinska theksoi synimet strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe njoftoi një ritëm të përshpejtuar dhe reforma drejt përmbushjes së kritereve dhe standardeve të NATO-s, si dhe kontributin e shtuar të Republikës së Maqedonisë në operacionet e NATO-s.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail