Shekerinska në SHBA në takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmbylli  vizitën zyrtare në SHBA me takimin me William Berkley, drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa në Departamentin e Shtetit u takua edhe me Tina Kaidanow, Ndihmës Sekretare për Çështje Politike dhe Ushtarake.

Në takimet, ministrja foli për proceset e reformave në Maqedoni, por edhe për kontributin e shtetit tonë në sigurinë globale, duke riafirmuar vendosmërinë strategjike të qytetarëve, partive politike dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë sukses jo vetëm për vendin tonë, por për edhe për SHBA dhe NATO dhe do të ketë një ndikim të madh në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ministrja.

Drejtori i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, William Berkeley, tha se Shtëpia e Bardhë vëzhgon nga afër zhvillimet në Maqedoni. Ai theksoi se Maqedonia ka aleatë në Shtëpinë e Bardhë, aftësinë e Qeverisë për të ofruar reforma dhe për të zgjidhur problemet me negociata e quajti një argument të madh për suksesin e vendit dhe përsëriti se suksesi i Maqedonisë për të marrë një ftesë për anëtarësim në NATO do të jetë një shembull që do të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve në vendet e tjera të rajonit.

Tina Kaidanoë nga Departamenti i Shtetit tha se ndryshimi në Maqedoni vetëm një vit pas krizës politike është i dukshëm. “Maqedonia është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe do të mbetet kështu, dhe ju keni mbështetjen tonë në adresimin e sfidave në rrugën drejt NATO-s, sepse anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i rëndësishëm për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha Kaidanow.

Ministrja Shekerinska gjithashtu u takua me nënkryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik Sharri Brown dhe Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

Me vendosjen e një kurore në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Ushtarake Kombëtare të Arlingtonit, ministrja Shekerinska përfundoi vizitën zyrtare në SHBA.

Gjatë vizitës zyrtare të zëvendës kryeministres dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Shtetet e Bashkuara u konfirmua partneriteti strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-së. Shekerinska u takua me homologun e saj Matisse, i cili riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe gjithashtu u zhvilluan takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail