Shekerinska në tribunën “NATO dhe TI”: anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të garantojë siguri dhe do të mundësojë rritje ekonomike

Sot, me rastin e Ditës së NATO-s, Ministria e Mbrojtjes organizoi një tribunë “NATO dhe TI” në të cilën ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i financave Dragan Tevdovski, ambasadori i SHBA-së Jess Bailey, ambasadorja kroate Danijela Barishiq dhe Shefi i Zyrës së NATO- kapetan Gorazd Bartol diskutuan për atë se çfarë paraqet Aleanca e NATO-s, përse Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e saj dhe cilat janë përfitimet nga anëtarësimi për shtetin dhe qytetarëve e Maqedonisë.

„Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e Aleancës sepse NATO është një nga aleancat më të suksesshme në historinë e njerëzimit. Gjysma e fuqisë ekonomike të botës, por edhe gjysma e fuqisë ushtarake është ajo e NATO-s. Fuqia ushtarake nuk do të thotë se Aleanca ka aftësinë për të sulmuar, por ka kapacitetin për të garantuar sigurinë kolektive dhe mbrojtjen kolektive “, tha ministrja Shekerinska.

Shekerinska u ndal në dy çështje – përse dëshiron Maqedonia dhe përse mund të jetë anëtare e NATO-s, duke theksuar se ky është një përcaktim konsensual i qytetarëve, por edhe i partive politike. “Nëse shikoni listën e vendeve me cilësinë më të lartë të jetës në baza të ndryshme, do të shihni se nga dhjetë vendet e para të secilës listë, tetë janë anëtarë të NATO-s, një është një partner i NATO-s dhe njëri është i rrethuar nga anëtarë të NATO-s”, tha ministrja. Ajo shtoi se për Maqedoninë anëtarësimi në NATO do të garantojë sigurinë dhe do të mundësojë rritjen ekonomike.

Ministrja gjithashtu përmendi faktin se sipas Traktatit të Uashingtonit që është nënshkruar në datën e sotme, çdo vend që mund të kontribuojë në sigurinë kolektive dhe që ka të njëjtat vlera – sundimin e ligjit, demokracinë dhe lirinë, mund të bëhet një shtet anëtar.

„Është shumë e rëndësishme që në dhjetë muajt e fundit kemi treguar se indi demokratik në Maqedoni nuk ka humbur,” tha ajo. Ministrja theksoi se sot në media, në vend të propagandës, ka një kritikë ndaj atyre që kanë përgjegjësi, se në gjyqësi ka sfida, që politikanët nuk janë më mbi ligjin, se qeveria nuk ik nga debatet dhe diskutimet dhe se fut një metodë transparente të punës.

Ministri rikujtoi fjalët e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë tha se aleatët ishin të impresionuar nga reformat që vendi ynë ka bërë dhe vazhdon të bëjë.

Sa i përket mundësive për zhvillimin e profesionit në ushtri, veçanërisht si pjesë e NATO-s, ministrja theksoi se nuk ka asnjë profesion tjetër që ofron aq mundësi për avancim dhe trajnim në shumë vende si ushtria, dhe u bëri thirrje të gjithë të rinjve të aplikojnë në konkursin publik për pranimin e ushtarëve profesionistë që është i hapur.

Ministri i Financave Tevdovski theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është prioritet dhe kjo mund të shihet përmes rritjes së konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes, e para pas një periudhe të gjatë. Ai shtoi se anëtarësimi do të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike për Maqedoninë, sepse NATO përfaqëson sigurinë kolektive për shtetet anëtare dhe siguria është shumë më e rëndësishme për investitorët krahasuar me të gjitha kushtet e tjera. “NATO është një spirancë sigurie dhe shembujt e fqinjëve tanë tregojnë një rritje të konsiderueshme të investimeve pas hyrjes së tyre në NATO”, tha Tevdovski dhe si shembuj përmendi Shqipërinë dhe Bullgarinë, ku investimet u dyfishuan.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Bailey, theksoi se ajo që e dallon këtë tribunë nga diskutimet e mëparshme është se tani mund të thuhet se ka një mundësi reale për Maqedoninë që të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti dhe tha se vlerësohet pjesëmarrja e Maqedonisë në misionet e aleancës së NATO- s.

Ambasadorja kroate Barishiq theksoi se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por një aleancë politike dhe një aleancë me vlera të përbashkëta. Ajo shtoi se ne të gjithë duam të jetojmë në një botë demokratike, në një botë ku sundon drejtësia, dhe se kjo është e mundur vetëm në një mjedis të sigurtë, për çka nevojiten partnerët e NATO-s.

Kapiteni detar Bartol, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, theksoi se Aleanca është një organizatë e 29 shteteve anëtare dhe shprehu shpresën se shumë shpejt do të bëhet një organizatë të cilës do ti bashkohet edhe shteti i tridhjetë.

Tribuna u hap me fjalime hyrëse nga Koordinatori Kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski, kryetari i organizatës botërore ATA Fabrizio Lucioli dhe kryetari i ATA Maqedonisë dhe këshilltar për NATO i kryeministrit, Ismet Ramadani.

Tribuna është në bashkëorganizim me ATA Maqedoni, Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s dhe Ambasadën Kroate në Republikën e Maqedonisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail