Shekerinska nga kazerma „Ilinden”: Fjala është fjalë për ne – si që premtuam, këtë vit kemi ripërtrirë Armatën me 375 ushtarë të rinj profesionistë

130 ushtarë të rinj prej sot janë pjesë e përbërjes profesionale të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në ceremoninë në kazermën „Ilinden” brezit të tretë të ushtarëve profesionistë të rinj për vitin 2018 iu drejtua ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ndërsa morri pjesë edhe shefi i SHP të ARM-së, gjeneral–major Vasko Gjurçinovski dhe zëvendës ministri Bekim Maksuti.

„Mirë se erdhët në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Ju jeni një dëshmi tjetër se fjala është vërtetë fjalë për ne, se atë që e kemi paralajmëruar, dijmë ta përmbushim. Kam njoftuar se në vitin 2018 ARM do të ripërtrihet dhe do të forcohet me 375 ushtarë të rinj profesionistë. Ju do të jeni energjia e re, motivi i ri, kapaciteti i ri i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ju do të jeni një dëshmi dhe një arsye tjetër për sigurinë dhe paqen e qytetarëve të atdheut tonë”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se Maqedonia ka thyer barrierat, ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ka filluar dhe ka përfunduar bisedimet e pranimit. “Ftesa për në NATO është suksesi ynë më i madh këtë vit për mbrojtjen dhe shtetin, ndërsa për mua mua sukses është zgjidhja e njërit nga problemet shumëvjeçare, problemi i mbështetjes elementare dhe logjistike, problemi quajtur “çizme dhe uniforma”, tha ministrja. Ajo informoi se furnizimi me 7000 palë çizme për çdo pjesëtar të ushtrisë ka filluar, ndërsa është nënshkruar edhe kontrata për 14.000 uniforma të reja ose dy complete për çdo ushtar.

Duke iu referuar vitit 2018, Shekerinska tha se pagat këtë vit përfundimisht u rritën me 10 përqind dhe një rritje prej 5 përqind është planifikuar për vitin e ardhshëm. Buxheti, tha ajo, u rrit 15 për qind për vitin 2018, e do të rritet 33 për qind në vitin 2019.

„Për të gjitha planet tona, për të gjithë modernizimin, pajisjet, përmirësimin e kushteve për punën tuaj, nevojiten para. Prandaj, për këtë dhe vitin e ardhshëm, ne kemi treguar se ne nuk devijojmë nga rritja e buxhetit të mbrojtjes. Për mbrojtjen dhe ushtrinë do të ketë më shumë para në të ardhmen. Ju siguroj se prioriteti ynë i vërtetë është arritja e qëllimit të NATO-s, të ndajmë 2 përqind të produktit bruto vendor për nevojat e mbrojtjes, që do të thotë kryesisht për nevojat e ARM-së. Ne e bëjmë këtë jo sepse NATO e kërkon nga shtetet anëtare, por sepse ju, sepse ushtria, sepse mbrojtja e shtetit e meriton këtë. Këto fonde janë një mënyrë për të qenë më të suksesshëm në punën tuaj, si Maqedonia të flejë në paqe, ndërsa ju me qetësi të përmbushni detyrimin tuaj”, tha Shekerinska.

Ministri theksoi se në aspektin e strukturës etnike, Armata përfaqëson Maqedoninë, ashtu siç është – vend ernikisht i shumëllojshëm dhe më i pasur.

„Mes jush dhe kolegëve tuaj të cilët u pranuan këtë vit ka maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, boshnjakë dhe vllehë. Kjo shumëllojshmëri është avantazhi ynë unik për Maqedoninë, por edhe për ARM-në, sepse secili prej jush sjell përvoja dhe tradita të ndryshme, por ndan të njëjtat vlera, të njëjtin motiv dhe të njëjtën dëshirë, të jetë pjesë e botës së zhvilluar … Llojshmëri kemi edhe në aspektin e gjinisë – nga gjithsej 375 ushtarë profesionistë, 48 janë gra”, tha ministrja.

Me pranimin e këtij brezi së tretë ushtarë profesionistë, plani për pranimin e 375 ushtarëve profesionistë në ushtri në vitin 2018 u realizua plotësisht, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në uljen e moshës mesatare të pjesëtarëve të ARM-së për tre vjet, por edhe në funksionalitetin e saj më të madh dhe kapacitetet e saja për të garantuar atë që është më e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë – sigurinë dhe stabilitetin.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail