Shekerinska nga Qendra Ushtarako Mjekësore: Nesër shpallim konkursin e parë për pranim të ushtarëve profesional të ARM

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot informoi se nesër shpallet konkursi i parë për pranim të 125 ushtarëve profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

„Nesër formalizojmë dhe shpallim konkursin e parë për pranim të 125 ushtarëve profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë i cili do të jetë pjesë e nga pranimi i gjithsej 375 ushtarëve të rinj profesional të cilët do të duhet të forcojnë përbërjen e Armatës. Me këtë japim kontribut ndaj politikës së Qeverisë Republikës së Maqedonisë për krijimin e vendeve të reja të punës të cilat do të jenë të paguara më mirë”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo theksoi se qëllimi i këtij hapi, si dhe i ritjes së rrogave të pjesëtarëve të ARM-së është të zgjidhen tri çështje, gjegjësisht të ritet stabiliteti dhe siguria e Maqedonisë, tu jepet mundësi të rinjve dhe të vazhdohet me tendencën e ritjes së rrogave.

Ministrja io ftoi të gjithë të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që kanë shërbyer afatin ushtarak të paraqiten në këtë konkurs.

„Shërbimi në në armatë nuk është vetëm nder, nuk është vetëm përgjegjësi, është edhe mundësi e madhe për avancim, nëpërmjet trajnimeve që i realizojmë në më shumë se njëzet vende nëpër botë, mundësi për shkollime plotësuese dhe mundësi për një profesion që kthehet me zhvillim të mëtejmë progffesional”, tha Shekerinska.

Ministrja shtoi se Qeveria dhe udhëheqësia e Ministrisë mbajnë fjalën dhe premtimet që japin. „Forcojmë përbërjen, forcojmë Armatën e Republikës së Maqedonisë, kemi ritur rrogat e të gjithëve që janë në shërbim në ARM, ndërsa tani punojmë edhe në forcimin e investimeve në të gjitha objektet ushtarake. Gjithashtu, në 10 ditët e ardhshëm edhe zyrtarisht do të fillojmë procesin e blerjes së uniformave dhe çizmeve të cilat për vite me rradhë kanë qenë problem dhe një pikë e dobët e të gjithë atyre që punojnë në Armatë“, tha ministrja.

Në Qendrën Ushtarako Mjekësore, ministrja u njoftua me kapacitetet e kësaj pjese të rëndësishme të Armatës së republiokës së Maqedonisë dhe bisedoi për mundësitë se si në të ardhmen të zhvillohet kjo qendër.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail