Shekerinska bëri homazhe në shënimin e 10 vjetorit të aksidentit me helikopterit në Bllacë të Katlanovës

Sot në monumentet në Bllacë të Katllanovës para komandës së Brigadës Ajrore në Petrovec dhe kazermat Butmir në Sarajevë, u vendosën kurora me lule në kujtim dhe nder të pjesëtarëve të ushtrisë maqedonase, që dhjetë vjet më parë ndëruan jetë në një aksident me helikopter të ushtrisë duke u kthyer nga misioni Altea në Bosnje dhe Herzegovinë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në monumentin në Bllacë të Katllanovës tha se sot është dita që shënon sakrificën e 11 anëtarëve të Aramtës, por edhe një ditë në të cilën ne kujtojmë se sa rrezik të madh ndërmarrin pjesëtarët në punën e tyre, mbrojtjen e sigurisë së shtetit, si dhe pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse. Ajo shtoi se shteti duhet ta vlerësojë këtë, duhet ta vlerësojë dhe ta shpërblejë këtë.

Shekerinska tha se në bisedë me disa nga familjet janë përcjellë kritika në lidhje me hetimet për shkaqet e rënies së helikopterit. “Kam marrë përsipër detyrimin që të gjitha të dhënat, raportet që janë në dispozicion në Ministrinë e Mbrojtjes, do t’i dorëzohet prokurorit të ri publik, në qoftë se ka akoma ka dyshime për të cilat kemi dëgjuar në lidhje me arsyet që çuan në tragjedinë”, tha ministrja.

Homazhe pjesëtarëve të rënë të ARM iu shprehën edhe anëtarët e familjeve, si dhe delegacone nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe Kabineti i Presidentit.

Në memorialin në bazën Butmir në Sarajevë, kurorë me lule të freskëta vendosi zëvendësministri Bekim Maksuti.

Helikopteri Mi-17 u rrëzua më 12 janar 2008. Në aksident humbën jetën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, kapterët  Slavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e vjetër Janko Shiriç dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe dhjetari Zlatko Veljanovski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail