Shekerinska pas takimit me ministrin e mbrojtjes të Sllovenisë, Erjavec: Maqedonia ka mbaruar së prituri, na ndajnë javë nga ulja në tryezë me 29 anëtarët e tjerë të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u takua sot me homologun e saj slloven, ministrin Karl Erjavec, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

„Takimi i sotëm me kolegun tim, ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë për ne dhe për mua, ka një rëndësi vërtet të jashtëzakonshme, që është se ky është takimi im i parë si Ministër i Mbrojtjes me një kolegë të një shteti anëtar të NATO-s, në të cilin mund të them me të vërtetë se Maqedonia realizoi pjesën e saj të detyrimeve dhe meritonte pozitën në krah të Sllovenisë në aleancën e NATO-s. Maqedonia është krenare për arritjen e saj. Në më pak se 2 vjet kemi arritur të normalizojmë shtetin, të rivendosim rregullat dhe mundësitë themelore demokratike. Edhe ju, si Slloveni, keni të drejtë të jeni krenarë për këtë sukses, sepse suksesi i vendit tonë në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE duhet të pranojë se ka një ngjyrë të fortë sllovene”, tha ministrja Shekerinska pas takimit.

Shekerinska theksoi se Sllovenia si një vend serioz nuk jep mbështetje e saj boshe dhe vetëm me fjalë. “Ne kemi treguar se demokracia, sundimi i ligjit, liritë mediatike, reformat, reformat e sistemit të sigurisë, kujdesi për ushtrië dhe pjkesëtarët e saj nuk janë vetëm fjalë në letër, por janë pjesë e prioriteteve tona dhe politikës sonë. Ne ndjekim udhëzimet e Aleancës për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, që do të thotë më shumë para për ushtrinë e vendit tonë, ne kemi rritur motivimin e çdo pjesëtari të ARM-së, në dy vjet me rradhë kemi bërë rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Kjo është mënyra se si Maqedonia po hyn në NATO, por ne gjithashtu i integrojmë standardet e NATO-s hap pas hapi në standardet tona “, shtoi ministrja.

Ministri Erjavec, duke e quajtur këtë periudhë historike për Maqedoninë, vuri në dukje se si Sllovenia dhe Maqedonia bënë shumë kompromise për anëtarësimin në Aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian dhe shtoi se është i kënaqur që Maqedonia është në rrugën e hyrjes në NATO.

„Unë e mbështes sinqerisht Maqedoninë në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe këtë e kemi treguar me faktin se ambasadë e kontaktit për anëtarësimin në NATO është ambasada sllovene dhe këtu kemi përfaqësuesit tanë sot. Unë gjithmonë do ta mbështes Maqedoninë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s,” tha ministri Slloven i Mbrojtjes.

Ministrat Shekerreska dhe Erjavec theksuan se bashkëpunimi dypalësh i mbrojtjes është në nivelin më të lartë, dhe si shembull për këtë janë stërvitjet e përbashkëta në të dy vendet, si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit i ripërtërirë në fushën e përdorimit të terreneve të ushtrisë në Maqedoni dhe Slloveni.

Në këtë kontekst, ministrja Shekerinska tha se “resursi i Maqedoninë bëhet resurs edhe i Sllovenisë, atë që posedon Sllovenia mund të përdorë edhe Maqedonia” dhe se kjo është receta e vërtetë për aleatët në aleancën më të madhe në të cilën Sllovenia tashmë funksionon për shumë vite, ndërsa në të cilën Maqedonia këtë vit e bëri hapin më të rëndësishëm.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail