Ministrja Shekerinska para Samitit të NATO-s: Kemi arritur të pamundurën, Maqedonia ulet në tryezën e njëjtë me superfuqitë botërore

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska para takimit të NATO-s në Bruksel me një video deklaratë iu drejtua qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në video deklaratën, ministrja Shekerinska thekson se në dy ditët e ardhshme Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë me superfuqitë botërore dhe që nga viti 2008 qytetarët kanë qenë dëshmitarë se çfarë do të thotë të jetosh në një vend të pasigurtë dhe në një rajon të paqëndrueshëm.

„Nesër dhe pasnesër në Bruksel, Republika e Maqedonisë do të ulet në të njëjtën tryezë me superfuqitë botërore. Vendi ynë zyrtarisht do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ne kemi humbur këtë shans në vitin 2008 dhe që atëherë gjërat kanë shkuar keq. Ne kemi parë se çfarë do të thotë të jetosh në një vend të pasigurtë dhe në një rajon të paqëndrueshëm. Kaluam nëpër shumë kriza, dhe shteti stagnoi në çdo fushë. Të dashur qytetarë, në 10 vitet e fundit, është bërë e qartë – pa perspektiva të hapura për anëtarësim në NATO dhe BE, e ardhmja e Maqedonisë është e pasigurtë. Anëtarësimi në NATO është një mundësi historike që ne duhet ta shfrytëzojmë pikërisht tani. Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë do të bëhet partner dhe aleat me vendet më të fuqishme në botë. Anëtarësimi në NATO do të nënkuptojë stabilitet dhe siguri për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Por kjo gjithashtu do të sjellë mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe prosperitet,” tha ministrja.

Shekerinska theksoi se janë bërë ndryshime të mëdha në vitin e kaluar, ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe janë zgjidhur probleme të mëdhaja.

„Kemi dëshmuar se Maqedonia mund të jetë më mirë. Jam krenare për të arriturat, ne ecim përpara,” tha ajo në adresimin e saj përmes video deklaratës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail