Shekerinska – Skaparoti: Maqedonia partnere e sigurt dhe aleate e ardhshme e NATO-s

Komandanti i Komandës Supreme të NATO-s dhe komandanti i forcave amerikane për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti sot qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të vizitës, gjenerali Skaparoti u takua me delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së, i kryesuar nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Gjatë bisedës dy palët shprehën kënaqsinë nga bashkëpunimi i ndërsjëllë duke e theksuar bindjen se pas ftesës për anëtarsim dhe pas përfundimit të sukessëhm të negociatave, Maqedonia në NATO do t’a fuqizojë sigurinë në rajon, do t’a përshpejtojë zhvillimin e mëtejmë të vendit dhe do të sjellë partner të ri në Aleancë në luftën për ruajtjen e paqes dhe zhvillimit global.

Shekerinska e informoi gjeneralin Skaparoti për reformat e realizuara dhe për përpjekjet për tu përshpejtuar integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Në këtë kontekst ministrja theksoi se pas marrejs së ftesës nga ana e NATO-s dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, prioriteti ynë i parë mbetet implementimi dhe përfundimi në tërësi i procedurës për anëtarsim të plotë. “Shumica e qytetarëve janë të vetëdijshëm për mundësinë historike dhe për atë se e njejta mundësi nuk duhet lëshuar”, tha ministrja Shekerinska.

Ministrja e mbrojtjes dhe mysafiri i lartë biseduan rreth planeve për reformat në fushën e mbrojtjes dhe modernizimin e saj, në përputhje me rekomandimet e dokumentin strategjik të mbrojtjes, si dhe për thellimin e bashkëpunimit teknik me qëllim të avancimit të kapaciteteve të ARM-së në funksion të anëtarsimit vijues dhe pjesëmarrjes vijuese në misionet ndërkombëtare.

Shekerinska theksoi se Republika e Maqedonisë bëri përparim të madh drejt zhvillimit të forcave të armatosura duke e mbështetur NATO-n në përpjekjet për vendosjen e demokracisë dhe paqes në botë. “Si anëtare e ardhshme e NATO-s nga fillimi i këtij viti e rritëm kontingjentin nga Maqedonia pranë misionit “Përkrahje e Vendosur” për njëzet për qind, ndërsa deri në fund të këtij viti do të dërgojmë mbështetje për zgjedhjet në Afganistan, por edhe rritje numrit të trupave tona. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që një pjesë e kontingjentit të Maqedonisë i është dhënë detyrë tejet e rëndësishme dhe me përgjegjësi – të sigurojë komandëne misionit në Kabul”, tha ministrja.

Gjenerali Skaparoti theksoi se i vlerëson përpjekjet e ministres dhe Qeverisë në fushën e bashkëpunimit të mbrojtjes, si dhe pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare dhe njëherit nënvizoi se NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje do të jenë mbështetës të mëdhenj të vendit tonë. “Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha Skaparoti.

Pjesë e programit ishte edhe vizita në kazermën “Ilinden” ku para mysafirit të lartë nga ana e pjesëtarëve të Regjimentit për Operacione Speciale u realizuan stërvitje demonstruese. Pas takimit dhe pas demonstrimit të kapaciteteve të Armatës, ministrja e mbrojtjes Shekerinska në deklaratën për media nënvizoi se vizita e sotme dhe bashkëpunimi dëshmojnë sesa kanë ndryshuar punët në Maqedoni pas 11 korrikut, kur Maqedonia mori ftesën për fillimin e negociatave me NATO-n.

„Vetëm dy jave pas marjes së ftesës nga ana e NATO-s, më 26 korrik një delegacion i Aleancës e vizitoi Maqedoninë me qëllim që të vërtetohen rekomandimet rreth negociatave për anëtarsim. Pesë ditë më vonë, më 1 gusht Këshilli Veriatlantik në Bruksel edhe formalisht miratoi planin për realizimin dhe zbatimin e negociatave me Maqedoninë”, tha Shekerinska.

Gjenerali Skaparoti tha fjalë miradie për stërvitjen dhe shkathtësitë e demonstruara, për të cilat, siç tha, vërehen qartë standardet dhe procedurat e NATO-s duke shtuar se të gjithë atë që Maqedonia bën në Afganistan, vlerësohet lartë na ana e Aleancës. Gjenerali më tej theksoi se përmes partneritetit shumëvjeçar me NATO-n, është arritur përparim i dukshëm në kuadër të reformafe ushtarake dhe në kuadër të ndërveprimit ushtarak me aleatët dhe u ofroi mbështetje parktike autoriteteve në procesin e anëtarsimit.

„NATO ndan përkushtimin tuaj për demokracinë, sundimin e së drejtës si dhe sigurinë e stabilitetin në rajon. Mbështetja juaj e vazhdueshme është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për tërë Evropën”, tha Skaparoti në fjalën e tij.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail