Shekerinska midis ushtarëve maqedonas në kazermën Cerklje – ushtrimet e përbashkëta konfirmojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mbrojtje midis Maqedonisë dhe Sllovenisë

Sot pasdite, ministrja Radmila Shekerinska vizitoi ushtarët maqedonas në kazermat e Cerkljës në Slloveni, të cilët janë pjesë e trajnimit për mbrojtje kundër-ajrore së bashku me homologët e tyre slloven.

Ministres iu prezantua trajnim për mbrojtje kundër-ajrore që synon forcimin e aftësive për planifikimin dhe zbatimin e mbrojtjes kundër-ajrore dhe përmirësimin e interoperabilitetit midis dy ushtrive.

„Këto ushtrime konfirmojnë bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje midis dy vendeve dhe forcojnë partneritetin,” tha Shekerinska dhe shprehu kënaqësinë që trupat sllovene në tetor në Poligonin Ushtarak Krivollak së bashku me pjesëtarët e ARM-së do të jenë pjesë e stërvitjes së përbashkët “Sfida 17″. Me këtë ministrja Shekerinska përmbylli vizitën dy-ditore në Slloveni.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail