Shekerinska – Stoltenberg: Maqedonia e ka vendin në NATO

Maqedonia ka dëshmuar se ka kapacitete për të zbatuar reforma në frymën e vlerave të NATO-s, të përqëndrohet në proceset demokratike, reformat në Mbrojtja, të avancojë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe të bëhet faktorë stabiliteti në rajon. Me realizimin e mirëfilltë të reormave, Maqedonia e ka vendin në NATO – u than ë takimin e sotëm të ministres Shekerinska me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim, ministrja theksoi se në Maqedoni, midis qytetarëve dhe skenës politike, ekziston një konsensus i qartë se shteti duhet të jetë një anëtare e plotë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ministrja njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës për Rritjen e Buxhetit të Mbrojtjes, si dhe për vendimin për rritjen e kontigjentit maqedonas në misionin në Afganistan. Shekerinska falënderoi përgjigjen pozitive të NATO-s për përfshirjen e Maqedonisë në Programin e NATO-s për Avancimin e Arsimit në Mbrojtje.

„Përmbushja e qëllimit tonë strategjik që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s është i një rëndësie të madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një qëllim që bashkon të gjithë qytetarët dhe rreth së cilit ekziston konsensus politik. Na nevojitet të na inkurajim dhe mbështetje në mënyrë që të mund të përcjellim mesazhin se ky qëllim është i arritshëm”, tha ministrja.

Shekerinska tha se Qeveria dhe Ministria arritën një përparim të madh në zbatimin e reformave dhe se në të ardhmen do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

„Përmbushëm premtimin tonë dhe rritëm praninë në misionin “Mbështetje e Vendosur” me 20 për qind. Kur premtojmë, realizojmë, dhe kështu punojmë edhe për reformat e mbrojtjes “, tha ministrja.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg është i kënaqur me kontributin e deritanishëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet e NATO-s në Afganistan dhe mirëpret rritjen prej 20% të forcave të ARM-së në “Mbështetje e Vendosur”. Ai shprehu kënaqësinë për angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë lidhur me reformat dhe zhvillimit e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dhe shtoi se Maqedonia ka një mbështetje të plotë në zbatimin e këtyre reformave.

Gjitashtu, ai theksoi se mbështet përpjekjet e Maqedonisë për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe se ka arsye për të qenë optimist, pa mos u larguar nga realiteti, pasi ende ka sfida.

- E vlerësoj kontributin tuaj në misionet paqeruajtëse. Pjesëmarrja juaj atje është një bonus që ju jep argumentin se jeni një kandidat serioz për anëtarësim në NATO. Poashtu, rritja e buxhetit të mbrojtjes është një masë që kontribuon në vlerësimin e NATO-s se ju kualifikoheni për t’u bërë anëtare e Aleancës – tha Stoltenberg.

Stoltenberg uroi ministren Shekerinska për lidershipin personal, angazhimin dhe mënyrën në të cilën ajo përfaqëson vendin në bindjen e aleatëve se sa i rëndësishëm është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Takimi ndërmjet Shekerinskës dhe Stoltenberg-ut u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, që paraqet vizitën e parë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pas më shumë se një dekade.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail