Shekerinska dhe Tevdovski: Kemi siguruar një rritje të pagave të ARM-së me 10 përqind në buxhetin e vitit 2018

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski vizitoi kazermat në Shtip, informoi se të gjithë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë nga janari 2018 do të marrin rritje të pagave me 10 përqind.

Pas negociatave të gjata që zhvilluam si në Qeveri ashtu edhe në Ministrinë e Financave, ne arritëm të sigurojmë jo vetëm më shumë fonde për mbrojtjen në 2018, por edhe të sigurojmë fonde të mjaftueshme për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë, ata që shërbejnë në ushtri nga janari 2018 do të marrin një rritje pagash prej 10 përqindësh, “tha ministrja Shekerinska.

Ajo theksoi se për vite me rradhë nuk është investuar mjaftueshëm në kushtet e punës në Armatë dhe se me të drejtë pjesëtarët e Armatës kanë kritikuar se ishin harruar dhe neglizhuar.

„Dëshirojmë të korrigjojmë këtë padrejtësi, dëshirojmë të përmirësojmë kushtet e punës dhe dëshirojmë të tregojmë se Maqedonia është e vendosur realisht për anëtarësimin në NATO. Anëtarësimi në NATO nënkupton një strategji të vërtetë, politika të mira dhe pajisje të reja, por gjithashtu nënkupton staf të motivuar. Kjo është një nga mënyrat që Maqedonia të tregojë se është shumë serioze në përpjekjet e saj,” tha Shekerinska.

„Qëllimi i Qeverisë është rikthimi i integrimit të Maqedonisë në NATO si një nga prioritetet kryesore. Anëtarësimi në NATO do ta bëjë Maqedoninë më të sigurtë, më tërheqës për investime, por në të njëjtën kohë do të jetë një mënyrë për të përmirësuar kushtet e punës, standardin dhe jetën e të gjithë pjesëtarëve të Armatës që realisht dhe vërtetë i gjenden Maqedonisë kur është më e nevojshme,” shtoi ajo.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se politika e Qeverisë është që Armata të marrë vendin e merituar. “Ne e mbështesim rritjen e pagave në Armatë dhe mendojmë se është e rëndësishme, faktorët më të drejtpërdrejtë, ata që luftojnë për anëtarësimin në NATO dhe më së shumti kontribuojnë në misionet, ushtarët, ata duhet të kenë paga më të larta,” tha Tevdovski.

Ministri theksoi se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për ekonominë, sepse kjo do të thotë siguri dhe më shumë investime. “Në të gjitha vendet e rajonit tashmë është e qartë se anëtarësimi në NATO nënkupton lëvizjen e ekonomisë dhe më shumë mundësi që janë veçanërisht të rëndësishme për Maqedoninë. Gjithashtu, rritja e pagave në ARM është pjesë e luftës sonë për rritjen e nivelit të përgjithshëm të pagave, “tha Tevdovski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail