Shekerinska – Trenta: Kemi një të ardhme të përbashkët në bashkësinë euroatlantike, përparimi i Maqedonisë është i dukshëm

„Italia është e bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në bashkësinë euroatlantike, që nënkupton përkitje në vlerat e përbashkëta, parimet e demokracisë, sundimin e ligjit, solidaritetin ndaj sfidave të përbashkëta që i kemi përpara. Progresi i Maqedonisë është i madh, ky një është përparim drejt BE-së dhe NATO-s, dhe në fushën e reformave të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore “, tha ministrja italiane e Mbrojtjes Elizabeta Trenta, e cila është ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Ajo tha se vizita në Maqedoni është sinjal se vendi është në një moment shumë të veçantë dhe të ndjeshëm. Trenta tha se referendumi është kyç që do të vendosë për gjënë më të rëndësishme, të ardhmen në bashkësinë euroatlantike, për të cilën popullata e Maqedonisë ka qëndrim pozitiv.

Pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, të ndershme dhe shumë të qartë italiane, veçanërisht në momente të rëndësishme që e formësojnë të ardhmen e Maqedonisë, por edhe të Ballkanit.

„Në samitin e NATO-s, Maqedonia ndjeu në Samitin e NATO-s se cka do me thënë që vendet më të fuqishme në botë, me veprat dhe fjalët e tyre, të tregojnë se i çmojnë me të vërtetë të gjitha përpjekjet tona, gjithë angazhimin tonë jo vetëm për ta çliruar këtë vend nga izolimi, frika dhe mungesa e shpresës, por edhe për vendosjen e standardeve të reja ku përfshihet fqinjësia e mirë, bashkëpunimi, sundimi i ligjit, reforma, suksesi i përbashkët dhe përparimi i të gjithë rajonit. Tani jemi më afër Aleancës sesa kurrë më parë, tani kemi arritur sukses në përpjekjet që në vitin 2008 nuk kanë dhënë fryt,” tha Shekerinska.

Ministrja theksoi se fjalët e mbështetjes nga Italia për gjithçka të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të bashkuar arritën të bëjnë për një periudhë relativisht të shkurtër, do të thotë shumë. Ajo çfarë është bërë për ta kthyer vendin në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, të gjitha reformat e brendshme, duhet të konfirmohen në referendumin më 30 shtator.

„Ne rivendosëm demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e medias, hapjen dhe sigurimin e debatit për publikun, dhe rruga drejt një shteti të begatë duhet të konfirmohet dhe vuloset më 30 shtator. Jam e bindur se qytetarët e Maqedonisë në këtë datë kyçe për të ardhmen e vendit do të vendosin të jenë një shtet i sigurt, begatë dhe i integruar në dy aleancat më të fuqishme të sotme”, theksoi ministrja Shekerinska.

Ministrja Trenta shtoi se Armata e Republikës së Maqedonisë mund të mbështetet në Forcat e Armatosura Italiane si një partner që gjithmonë është pozicionuar për të mbështetur procesin e transformimit dhe modernizimit, sipas Shqyrtimit Strategjik të Mbrojtjes.

Dy ministret ranë dakord se Maqedonia dhe Italia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral të mbrojtjes, i cili është i dukshëm me faktin se Maqedonia do të dërgojë dy zyrtarë të shtabit brenda kontigjentit italian në misionin e OKB-së në Liban, UNIFIL. Kjo konfirmon se aleatët e shohin Armatën e Republikës së Maqedonisë si një ushtri që është tërësisht e ndërveprueshme me vendet anëtare të tjerë të NATO-s.

Në kuadër të vizitës në Maqedoni, ministrja Trenta, së bashku me ministren Shekerinska vizituan kishën “Shën. Spas”, si dhe çarshinë e vjetër të Shkupit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail