Shekerinska në Oslo: Qeveria norvegjeze me vendim mbështeti ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Norvegjia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Konfirmimi i mbështetjes së qartë është edhe vendimi me të cilin qeveria norvegjeze mbështeti ftesën për Maqedoninë për anëtarësim në NATO. Kjo u tha në takimin e sotëm të ministrave të Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe Norvegjisë, Frank Bake-Jensen, në takimin në Oslo.

U bënë vendime të guximshme duke hapur rrugën që Maqedonia të merrte ftesën e shumëpritur dhe të merituar për anëtarësim në Aleancë, konklunduan ministrat.

„Kishte nevojë për vizion dhe lidership për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë. Kjo zgjidhje është gjithashtu një hap strategjik për të dy vendet. Ballkani ka treguar se jo vetëm që nuk shkakton probleme, por mund të jetë gjithashtu një model për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave evropiane. Kjo nuk mund të thuhet shumë shpesh. Tani Maqedonia pret një valorizim të fuqishëm të gjithçkaje që është bërë, përmes ftesës për anëtarësim në Aleancë dhe nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian”, tha ministrja Shekerinska në takim.

Ministrja theksoi se lëvizja e proceseve të integrimit euro-atllantik për Maqedoninë do të thotë forcimi i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të të gjithë Ballkanit, gjë që është parakusht për një Evropë të sigurt. Shekerinska shtoi se qeveria mbetet e palëkundur në realizimin e reformave të brendshme, sundimin e ligjit, demokracisë dhe lirinë e medias.

„Norvegjia përshëndet zhvillimet pozitive lidhur me kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë”, tha ministri Frank Bake Jensen.

„Kjo është një shtysë për transformimin dhe stabilitetin për të gjithë rajonin. Mbështetja jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është e qartë,” tha Jensen dhe e informoi ministren se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel, Norvegjia do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pranimin e Maqedonisë në Aleancë, e cila do të mbështetet nga vendimi për të mbështetur Maqedoninë që qeveria norvegjeze e miratoi javën e kaluar.

Dy vendet kanë bashkëpunim intensiv dypalësh në mbrojtje. Norvegjia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, e cila është gjithashtu një qendër partnere e NATO-s dhe vazhdon të mbështesë Forcat e Mjekësisë Ballkanike, një organizatë rajonale me seli në Shkup.

Gjatë vizitës, ministrja u takua me Sekretarin e Shtetit të Qeverisë Norvegjeze Ingwil Nes Stubb, Sekretarin e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Audin Halvorsen dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Aniken Huitfeld.

Në takimet ministrja u ndal në zhvillimin jashtëzakonisht pozitiv të marrëdhënieve në Maqedoni, angazhimin për demokratizimin e shoqërisë dhe qasjen pragmatike për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis fqinjëve.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail