Shekerinska në Vermont në takime me guvernatorin Phil Scott dhe komandantin e Gardës Kombëtare, gjeneral major Stephen Cray

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska vizitoi shtetin e Vermontit, ku u takua me guvernatorin Phil Scott dhe komandantin e Gardës Kombëtare, gjeneral majorin Stephen Cray.

Garda Kombëtare e Vermontit dhe Armata e Republikës së Maqedonisë kanë pothuajse 25 vjet bashkëpunim të shkëlqyeshëm, gjatë së cilës më shumë se 7,000 pjesëtarë të Ministrisë dhe Armatës janë prezantuar me standardet, taktikat dhe teknikat e funksionimit të Gardës Kombëtare, Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe Aleancës së NATO-s.

Në takimin me guvernatorin Scott, ministrja Shekerinska falënderoi për mbështetjen në zhvillimin e bashkëpunimit midis ARM-së dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, e cila ndihmoi në reformat e ARM-së në rrugën drejt arritjes së standardeve të NATO-s.

Shekerinska theksoi se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe se Qeveria dhe qytetarët janë të vendosur për arritjen e këtij qëllimi.

„Zbatimi i reformave në sektorin e mbrojtjes zhvillon kapacitetet dhe aftësitë e ARM-së në përputhje me standardet e NATO-s, për të cilat marrim mbështetje të madhe nga qeveria amerikane, shteti i Vermontit dhe Garda Kombëtare e Vermontit”, tha ministrja.

Ministrja Shekerinska dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit gjeneral major Stephen Cray u pajtuan që partneriteti i ARM-së me Gardën Kombëtare është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit.

„Për më shumë se dy dekada, Maqedonia dhe SHBA kanë bashkëpunim në mbrojtje në bazë të një partneriteti dinamik, i cili është i dobishëm për paqen, lirinë dhe sigurinë brenda kontekstit më të gjerë “, tha Shekerinska.

Shekerinska dhe Cray si një nga shembujt më pozitivë të ndërveprimit të ARM-së dhe Gardës Kombëtare përmendën forcat e dedikuara “Feniks”, në kuadër të së cilave në vitin 2010 në Afganistan, ekipet e integruara të Gardës Kombëtare dhe ARM-së kryen detyrat shumë të komplikuara bashkërisht.

Ministrja Shekerinska shprehu pritjen që Garda Kombëtare e Vermontit, e cila ka marrë pjesë në shumë stërvitje të përbashkëta në “Krivolak”, të marrë pjesë edhe në stërvitjen e madhe “Cyber Guardian 19″, një pjesë e së cilës do të mbahet vitin e ardhshëm në poligonin Krivollak.

Shekerinska në Vermont gjithashtu u takua edhe me Erica Bornemann, drejtoreshë e Divizionit për Menaxhim me Kriza dhe Sigurisë – fushë kjo në të cilën Vermonti dhe Maqedonia zhvillojnë bashkëpunim funksional.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail