Ministrja Shekerinska në një diskutim të hapur dhe të dobishëm në takimi jozyrtar me paqeruajtësit e Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska sot në kazermën “Ilinden” – Shkup, u takua jozyrtarisht me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët ishin pjesë e misionit të rotacionit fundit “Resolute Support” – Afganistan dhe “Althea”, – Bosnje dhe Hercegovinë. Ministrja Shekerinska me këtë rast ka falënderuar të gjithë anëtarët e ushtrisë të cilët kanë marrë pjesë në misione në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si dhe familjet e tyre.

„Me të vërtetë jeni të identifikueshëm me praninë tuaj në misione, ju jeni ambasadorë të vendit dhe me punën e juaj personale tregoni se sa mund të ndihmohet vendi dhe prandaj dua të ju falënderoj sinqerisht. Qëllimi ynë do të jetë të përmirësojmë efikasitetin dhe trajnueshmërinë e Armatës sonë “- tha Shekerinska.

Me këtë rast ministrja Shekerinska përsëri përcolli fjalët lavdëruese drejtuar paqeruajtësve të Maqedonisë gjatë vizitës së saj të fundit në Bruksel dhe theksoi se përcaktimi i kësaj qeverie është të rivendosë entuziazëm, vëmendje dhe reformat lartë në agjendë. Ajo kërkoi ër të dëgjojvë sugjerimet nga paqeruajtësit – çka mungon në drejtim të pajisjeve dhe përgatitjeve.

Nga pjesëtarët e Armatës janë përcjellë përshtypjet pozitive, lavdërimet dhe mirënjohjet që ata kanë fituar gjatë këtyre misioneve për shkak të gatishmërisë dhe profesionalizmit të tyre. Në takim informal u diskutua edhe mënyra e transferimit të përvojës së fituar nga misionet paqeruajtëse tek paqeruajtësit e ardhshëm, përmirësimin e segmenteve të caktuara të dërgimit në misione, pajisimin me pajisje të përshtatshme, etj.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail