SIARS – projekt shkencor për reduktimin e rrezikut të fushës në betejë

„Projekti SIARS, i cili ndikon në përmirësimin e gatishmërisë luftarake, por edhe mundësinë e shpëtimit të jetëve në rrethana ekstreme, tregon se Republika e Maqedonisë ka diçka për t’i ofruar aleancës së NATO-s dhe mund të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s në të njëjtin nivel, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në hapjen e sotme të seminarit SIARS në Shkup.

Projekti u zbatua nga Akademia Ushtarake dhe institucionet akademike si Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Mjekësisë nga Lubjana dhe FINKI nga Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi “dhe është mbështetur nga programi i NATO-s për shkencë dhe paqë. Qëllimi i tij është të zhvillojë teknologji për transmetimin e shenjave vitale të jetës së ushtarëve në fushën e betejës tek ekipet mjekësore në kohë reale.

Në hapjen, ministrja Shekerinska theksoi se me këtë sistem për transferimin e informacioneve vitale fiziologjike, padyshim që do të zvogëlohen rreziqet ndaj ushtarëve dhe do të rritet numri i jetëve të shpëtuara. “Qëllimi është me të vërtetë fisnik. Ata që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, meritojnë që të përpiqemi dhe të bëjmë gjithçka për të zvogëluar rrezikun sa më shumë që të jetë e mundur, meritojnë përkushtimin tonë për të krijuar kushte pune që të kryejnë punën shpejt, me efikasitet dhe sa më të sigurtë të jetë e mundur ” tha Shekerinska. Ajo shtoi se ky projekt që sjell së bashku një sërë institucionesh, tregon se Maqedonia është duke punuar shumë në qëllimin e saj strategjik – anëtarësimin në NATO, për “anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllim ushtarak i Republikës së Maqedonisë, por është një plus i madh edhe për institucionet akademike, për studiuesit dhe ekspertët tanë, dhe një avantazh i madh për avancimin e teknologjisë maqedonase dhe zgjidhjeve inovative”.

Drejtori i projektit Janez Trotelj falënderoi organizatorët dhe ekipin kërkimor nga fakultetet sllovene dhe maqedonase. “Pjesëmarrësit e këtij projekti janë shkencëtarë të shkëlqyer. Ju jeni të gjithë të përkushtuar plotësisht për të punuar së bashku dhe keni arritur rezultate të shkëlqyeshme,” tha ai. Ai vuri në dukje se ishte i befasuar pozitivisht nga përkushtimi dhe entuziazmi i kërkuesve të rinj maqedonas, për të cilët tha se kanë bërë një punë të shkëlqyeshme.

Ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Danijela Barishiq dhe Milan Jazbec, theksuan se këto vende japin mbështetje të padyshimtë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Ambasadori Jazbec tha se ky është një projekt ndërdisiplinor me një mesazh shumëdimensional, një shembull që Maqedonia ka diçka për t’i ofruar Aleancës. Ambasadori Barishiq vuri në dukje se NATO do të thotë demokraci, sundimi i ligjit, teknologji dhe shkencë. “Qeveria e Maqedonisë ka vullnetin dhe forcën për të zbatuar reformat në qëllimin strategjik – anëtarësimin në NATO, Kroacia do të ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja, dhe kjo është mirë për ju, për rajonin, NATO-n dhe Bashkimi Evropian”, tha Barishiq.

Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Orce Popovski, tha se Akademia ka një histori të pasur në projekte të bazuara në hulumtime që e formësojnë vizionin tonë për përmirësimin e procesit arsimor dhe gjetjen e platformave për ide dhe novacione të reja. Ai tha se Akademia Ushtarake është pjesë e katër projekteve shkencore të mbështetura financiarisht nga Programi i NATO-s për Paqen dhe Sigurinë dhe ky është një nga këto projekte.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail